Prishtinë, 27 nëntor 2025 14:02
Premtimet gjithnjë e më të zëshme të Aleksandër Vuçiçit për serbët e Kosovës, po dëshmohet se janë vetëm një manovër e tij politike, për t’i nxitur ata që të dalin sa më masovikisht në zgjedhje në Kosovë dhe për të votuar për Listën serbe, e asesi një premtim për të ngjallur interesat ekonomike të serbëve lokal.
Se përdorimi i institucioneve shëndetësore si mjet politik nga ana e tij është vetëm një përprjekje për të forcuar narrativën se Serbia vazhdon të ketë kontroll dhe kujdes ndaj komunitetit serb në Kosovë, dëshmon edhe premtimi i fundit i Vuçiçit për të hapur 400 vende të reja pune në sektorin paralel shëndetësor në Kosovë kur premtoi rekrutimin e 400 rekrutëve nëpër qendrat shëndetësore në Graçanicë, Prishtinë, Mitrovicë, Prizren, Gushtericë, Fushë Kosovë dhe Zveçan.
Mirëpo konkursi i cili ishte hapur para zgjedhjeve lokale në Kosovë, tanimë është shtyrë për 15 janar, pra pas zgjedhjeve parlamentare të 28 dhjetorit në Kosovë. E ashtuquajtura Misnitria e Shëndetësisë e Serbisë e ka shtyrë këtë konkurs me arsyetimin se ka pasur numër të madh të aplikuesve, një praktikë kjo e pazakontë duke pasur parasysh numrin e banorëve të komunitetit serb në zonat e lartpërmendura.
Shtyrja e afatit, dhe pikërisht pas ditës së zgjedhjeve, vlerësohet nga analistët si provë e qartë se Vuçiç po i përdor institucionet paralele në Kosovë për manipulime politike. Premtimet e punësimit, të dhëna para zgjedhjeve të kaluara lokale dhe të parealizuara deri më sot, po riciklohen si mënyrë për të detyruar komunitetin serb të dalë masivisht në votime dhe të mbështesë sërish Listën Serbe – subjekt politik i kontrolluar financiarisht dhe politikisht nga Beogradi.
Prandaj ky premtim i Vuçiçit po shfrytëzohet si mjet presioni dhe manipulimi për të siguruar pjesëmarrje të lartë të votuesve serbë në zgjedhje dhe për të garantuar dominimin politik të Listës Serbe. Kjo parti, e njohur gjerësisht si vegël politike e Beogradit, vazhdon të funksionojë si kanali kryesor për ndikimin direkt të Serbisë brenda Kosovës.

As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit
Mustafi: Shqiptarët e Luginës arritën mbi 27 mijë vota, rekord që nga viti 2000
Kuvendi mblidhet sot, në rend dite buxheti i vitit 2026 dhe Byroja për konfiskimin e pasurisë
Kamberi i hapur për bashkëpunim me Listën Studentore, por kërkon zgjidhje konkrete për shqiptarët
Memeti: Dy deputetë, mundësi më e madhe për përfaqësimin e shqiptarëve në Luginë
Çfarë e pret Listën Serbe dhe kuadrot e saj në Kosovë pas humbjes së Vuçiçit në zgjedhjet në Serbi?
Rusia e zhvendos luftën përtej frontit, sa e përgatitur është Kosova për kërcënimet hibride?
Dyshohet për vrasje të rëndë në Gjilan, arrestohet 65-vjeçari
Kurti: Eksporti është rritur për 27.5 për qind krahasuar me vitin 2021
Gjenden të vdekur një 27-vjeçar dhe një foshnje në Demiraj të Gjilanit