Mitrovicë e Veriut, 27 nëntor 2025 09:19
Para së ta marrë zyrtarisht detyrën si kryetar i sapozgjedhur i Komunës së Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç po jep tashmë sinjale të qarta të mosrespektimit të rendit kushtetues të Republikës së Kosovës.
Në ftesën me firmën e Radojeviç, dërguar asamblistëve të kuvendit të ri komunal për seancën konstituive, ku do të jepet betimi si kryetar i Komunës, mungon shënimi zyrtar i dokumentit relevant, përkatësisht “Republika e Kosovës” — term që ligjërisht dhe obligativisht duhet të përdoret nga çdo institucion shtetëror, qoftë në nivel lokal, qoftë në atë qendror, në secilin dokument zyrtar.
Veç mungesës së shënimit zyrtar “Republika e Kosovës”, në ftesë paraqitet edhe mungesa e respektimit të Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve. Mungon gjuha shqipe.
“Ju ftoj që më 5.12.2025, si këshilltar të zgjedhur, të merrni pjesë në seancën konstituive (solemne) të përbërjes së re të Kuvendit të Komunës së Mitrovicës së Veriut, e cila do të mbahet në ndërtesën e komunës (salla e Kuvendit), me fillim në orën 11:00”, thuhet në njoftimin e kryetarit të komunës.
Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, si institucion mbikëqyrës i pushtetit lokal, ka refuzuar mbajtjen e seancës së thirrur më 5 dhjetor, me arsyetimin se Republika e Kosovës nuk përmendet askund në dokumentacionin relevant.
Mbetet të shihet nëse ftesa do të rishkruhet dhe të përshtatet sipas praktikave ligjore në Republikën e Kosovës, dhe nëse do të vazhdohet procedura e dhënies së betimit të kryetarit të ri dhe anëtarëve të Kuvendit Komunal.

As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit
Mustafi: Shqiptarët e Luginës arritën mbi 27 mijë vota, rekord që nga viti 2000
Kuvendi mblidhet sot, në rend dite buxheti i vitit 2026 dhe Byroja për konfiskimin e pasurisë
Kamberi i hapur për bashkëpunim me Listën Studentore, por kërkon zgjidhje konkrete për shqiptarët
Memeti: Dy deputetë, mundësi më e madhe për përfaqësimin e shqiptarëve në Luginë
Çfarë e pret Listën Serbe dhe kuadrot e saj në Kosovë pas humbjes së Vuçiçit në zgjedhjet në Serbi?
Rusia e zhvendos luftën përtej frontit, sa e përgatitur është Kosova për kërcënimet hibride?
Dyshohet për vrasje të rëndë në Gjilan, arrestohet 65-vjeçari
Kurti: Eksporti është rritur për 27.5 për qind krahasuar me vitin 2021
Gjenden të vdekur një 27-vjeçar dhe një foshnje në Demiraj të Gjilanit