Prishtinë, 27 nëntor 2025 07:22
Në Ditën e Forcës së Sigurisë së Kosovës, ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka thënë se në vitet e fundit, përmes investimeve dhe angazhimit të përbashkët, FSK-ja është rritur dhe fuqizuar më shumë se kurrë më parë.
“Me fluturake në qiell, me sisteme raketore dhe sisteme artilerie në tokë, me autoblinda në rrugë dhe me armë e pajisje moderne ushtarake të këmbësorisë, po sigurohemi që forca jonë të fuqizojë kapacitetet e saj luftarake dhe të jetë e gatshme të përballet me çdo kërcënim dhe rrezik që synon të cenojë territorin e Republikës së Kosovës dhe jetën e qytetarëve tanë”, është shprehur Maqedonci në një video-mesazh me rastin e Ditës së Forcës.
Ai thotë se infrastruktura e ushtrisë po zgjerohet dhe zhvillohet çdo ditë, me poligone të reja trajnimi dhe baza të reja ushtarake, duke mundësuar zhvillimin e stërvitjeve dhe realizimin e punëve ditore.
“Përmes rekrutimit të personelit dhe investimeve në trajnim dhe edukim, po sigurohemi që shkathtësitë dhe dijen t’i ndërvezojmë me pajisjet dhe armët, për të kryer me sukses detyrat taktike”, thotë Maqedonci.
Sipas tij, Forca e Sigurisë së Kosovës sot është një forcë që respektohet, që vlerësohet dhe një forcë që po ngritet me dinjitet, duke u zhvilluar krah për krah me aleatët e Kosovës, duke e bërë vendin tonë më të fortë dhe më të sigurt se kurrë më parë.

Strategjia për Apelin në Hagë, Konjufca: Nuk do të bëhen publike diskutimet
22 persona arrestohen në aksionin kundër bixhozit të paligjshëm në Prizren, Suharekë dhe Dragash
Historianët kundërshtojnë narrativën serbe për vitin 1690: Kosova nuk u popullua nga shqiptarët e ardhur nga veriu i Shqipërisë
Pritja që zgjati 27 vjet: Dr. Adem Ademi identifikohet në Hagë
Mjeku që shërbeu në luftë, pas 27 vitesh identifikohet përmes ADN-së
Rrjeti i BIA-s për SNS-në: Mbledhje votash dhe evidentim i kundërshtarëve në Kosovë
Pesë kadetë të FSK-së diplomojnë në akademitë ushtarake të Gjermanisë, do t’i bashkohen trupës së oficerëve