Prishtinë, 27 nëntor 2025 07:00
Fatura për këtë muaj i erdhi mbi 230 euro.
E për vetëm një vit, vlera e borxhit të grumbulluar i shkoi në mbi 3 mijë e 600 euro.
Për këtë arsye, disa shtëpive të fshatit Çabër të Zubin Potokut, kompania serbe “Elektrosever” ua shkyçi energjinë elektrike.
Këtë fat e pati edhe shtëpia e Sefer Mehmetit në këtë fshat.
Por, ky i fundit që është pa energji elektrike tash e një muaj, thotë se gjithçka filloi kur “Elektroseveri” ua vendosi këta njehsorë jashtë shtëpive.
“Muajin e parë kur na i kanë ngjitur orët, sepse përpos në Çabër nuk kanë ngjitë njehsor të ri askund, të fshatrat serbe jo. Kur erdhën faturat e para të janarit dhe shkurtit, sepse erdhi fatura 497 euro. Kam bërë ankesa sepse s’ka shanse me një nxemje brenda, bojleri me harxhua kaq shumë”, thotw Mehmeti.
Ai tregon se sa i vjen fatura e energjisë elektrike çdo muaj.
“Çdo faturë është nga 230 deri në 500 euro. Dmth për 10 muaj janë bërë 3600 euro. Isha u ankova, më thanë kemi me këput rrymën, e më kërkuan që 10% të borxhit ta paguaj çdo muaj, që i binte nga 362 euro në muaj”, shprehet ky banor i Çabrës.
Pas gjithë kësaj, Mehmeti thotë se disa herë u ankua në kompaninë serbe që e bën furnizimin dhe faturimin e energjisë elektrike në katër komunat veriore të vendit.
“I kam bërë ankesat përmes eKosovës, i kam dorëzuar në “Elektroserver” që 15 ditë, por nuk i kanë marrë parasysh. Ky njehsor nuk është mirë, sepse krejt këto shtëpi përreth nuk paguajnë 40-50 euro rrymë në muaj, por tek unë vjen paushall fatura 230 euro pa shpenzuar asgjë”, thotë ai.

Historianët kundërshtojnë narrativën serbe për vitin 1690: Kosova nuk u popullua nga shqiptarët e ardhur nga veriu i Shqipërisë
Pritja që zgjati 27 vjet: Dr. Adem Ademi identifikohet në Hagë
Mjeku që shërbeu në luftë, pas 27 vitesh identifikohet përmes ADN-së
Rrjeti i BIA-s për SNS-në: Mbledhje votash dhe evidentim i kundërshtarëve në Kosovë
Kurti: Shëndeti mendor i fëmijëve të jetë pjesë e politikave shtetërore
Operacion i madh kundër narkotikëve, pesë të arrestuar dhe heroinë mbi gjysmë milioni euro
Pesë kadetë të FSK-së diplomojnë në akademitë ushtarake të Gjermanisë, do t’i bashkohen trupës së oficerëve
Kurti: Kosova meriton statusin e vendit kandidat në BE, pozita aktuale nuk e pasqyron progresin e bërë