Prishtinë, 26 nëntor 2025 19:53
Lëvizja Vetëvendosje ka zgjedhur me vendim unanim Albin Kurtin kandidat për kryeministër në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 28 dhjetorit në Kosovë pas dështimit të formimit të qeverisë për të cilën u fajësuan kryekëput partitë e tjera politike në Kuvendin e konstituuar pas shumë muajsh ngërçi politik.
Nënkryetari i VV-së Glauk Konjufca, para delegatëve të pranishëm, ka prezantuar Albin Kurtin si kandidat i vetëm nga radhët e kësaj partie për kryeministër të Kosovës.
Konjufca tha se janë partitë e tjera ato të cilat sipas tij, penguan formimin e qeverisë Kurti 3 dhe se janë ‘fajtore’ që vendi po shkon sërish në zgjedhje.
Konjufca tha se askush më shumë në Vetëvendosje nuk e meriton që të merr këtë kandidaturë se sa Albin Kurti.
“Sa i përket kundërshtarëve politikë, vetëm një gjë ata nuk mund ta bllokojnë, nuk mund ta bllokojnë vullnetin e popullit dhe këtë më së miri do ta kuptojnë më 28 dhjetor”, tha Konjufca.
Kryetari i VV-së, njëherësh, kryeministër në detyrë Albin Kurti falënderoi delegatët për besimin e dhënë, teksa për të gjitha zhvillimet në vend fajësoi partitë e tjera politike.
“Këto parti krizën legale tani duan ta shndërrojnë në krizë sociale, njerëzit të mbeten pa para, të shkaktohen deficite buxhetore, mungesë të pagesave për operatorë ekonomikë. Dëshirojnë që ta shndërrojnë në krizë social, sepse krizë financiare në vendin tonë nuk ka…Na akuzojnë se të tjerët na e kanë bërë qeverinë me 20 e 30 për qind, por ne refuzojmë të bëjmë qeveri të pazaresh…Me mua mund të bashkëpunojnë për të adresuar hallet e qytetarëve, por jo ku të kemi marrëveshje ku ndahen terminalet dhe postet e ambasadorëve…Ne i kemi fituar zgjedhjet rregullisht dhe ne do të fitojmë edhe më 28 dhjetor”, tha Kurti.
Kujtojmë, VV fitoi zgjedhjet e 9 shkurtit, por nuk arriti të formojë qeverinë, pasi nuk kishte votat e nevojshme.

As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit
Mustafi: Shqiptarët e Luginës arritën mbi 27 mijë vota, rekord që nga viti 2000
Kuvendi mblidhet sot, në rend dite buxheti i vitit 2026 dhe Byroja për konfiskimin e pasurisë
Kamberi i hapur për bashkëpunim me Listën Studentore, por kërkon zgjidhje konkrete për shqiptarët
Memeti: Dy deputetë, mundësi më e madhe për përfaqësimin e shqiptarëve në Luginë
Çfarë e pret Listën Serbe dhe kuadrot e saj në Kosovë pas humbjes së Vuçiçit në zgjedhjet në Serbi?
Rusia e zhvendos luftën përtej frontit, sa e përgatitur është Kosova për kërcënimet hibride?
Dyshohet për vrasje të rëndë në Gjilan, arrestohet 65-vjeçari
Kurti: Eksporti është rritur për 27.5 për qind krahasuar me vitin 2021
Gjenden të vdekur një 27-vjeçar dhe një foshnje në Demiraj të Gjilanit