Prishtinë 26 nëntor 2025 15:53
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë thirrje për më shumë bashkëpunim, inovacion dhe zhvillim në sektorin e përpunimit të drurit, gjatë adresimit të tij në Edicionin e 8-të të Konventës së Industrisë së Drurit 2025, të organizuar nga Shoqata e Përpunuesve të Drurit të Kosovës – Wood Cluster (SHPDK).
Në fjalën e tij, Kurti u shpreh se Qeveria është e përkushtuar të jetë “partner i bizneseve”, duke theksuar investimet në arsim profesional dual, digjitalizim të shërbimeve, inovacion, makineri moderne, rritje të kapaciteteve eksportuese dhe standarde të qëndrueshme të menaxhimit të pyjeve.
Ai theksoi se produktet “Made in Kosova” po fitojnë terren në tregjet evropiane e rajonale, si garanci e cilësisë dhe jo kompromis i saj. Sipas tij, vizioni i Qeverisë është që Kosova të shndërrohet në qendër rajonale të prodhimit të mobileve dhe të produkteve të drurit.
Kurti vuri në pah se Kosova kryeson në rajon për përmirësim të lirive, demokracisë dhe qeverisjes, duke e bërë vendin më të besueshëm për bashkëpunim e investime. Ai përmendi edhe vlerësimin e ‘Gallup International’, sipas të cilit Kosova renditet vendi më i sigurt në Evropë dhe i treti në botë për rend dhe siguri, çka, sipas tij, paraqet një sinjal të qartë për partnerët ndërkombëtarë.
Kurti nënvizoi përkushtimin e Qeverisë për krijimin e një mjedisi më të favorshëm për bizneset, me më pak barriera dhe më shumë mundësi, çka ndihmon kompanitë e drurit dhe të prodhimit të mobilieve të zgjerohen drejt tregjeve të huaja dhe të tërheqin investime të reja.
Në këtë Konventë, ku Kurti mori pjesë bashkë me ministren në detyrë të Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, u mblodhën përfaqësues të bizneseve, institucioneve, universiteteve, donatorëve dhe ekspertëve vendorë e ndërkombëtarë për të diskutuar zhvillimin, inovacionin dhe të ardhmen e sektorit.

Lista Studentore distancohet nga Lista Serbe, reagon Von Cramon
As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit
Mustafi: Shqiptarët e Luginës arritën mbi 27 mijë vota, rekord që nga viti 2000
Kuvendi mblidhet sot, në rend dite buxheti i vitit 2026 dhe Byroja për konfiskimin e pasurisë
Kamberi i hapur për bashkëpunim me Listën Studentore, por kërkon zgjidhje konkrete për shqiptarët
Memeti: Dy deputetë, mundësi më e madhe për përfaqësimin e shqiptarëve në Luginë
Pantiq e Zariq dalin para Gjykatës si të akuzuarve për krime lufte
Nis hetimi parlamentar për vrasjen e Arlinda Zekajt, nëntë ditë pas ngjarjes
Ministria e Kulturës ndan afro 200 mijë euro për restaurimin e Përmendores së Minatorëve në Mitrovicë