Prishtinë 25 Nëntor 2025 18:14
Gjatë mbledhjes së Këshillit Gjyqësor të Kosovës, u prezantua rregullorja e re për normën e punës së gjyqtarëve së bashku me udhëzuesin shoqërues, dokumente që synojnë rregullimin, standardizimin dhe rritjen e efikasitetit të punës në të gjitha gjykatat e vendit, raporton KosovaPress.
Duke pasur parasysh ndryshimet në rregullore që kanë prekur një të tretën e saj, Komisioni Normativ ka propozuar miratimin e një rregulloreje të re, theksoi kryetarja e Komisionit, Drita Rexhaj.
“Rregullorja është përgatitur që në vitin 2023 dhe se nuk ka arsye për të ndalur këtë proces. Mire po nder te tjera në nenin 26 eshte percaktuar se KGJK, përmes komisioneve dhe njësive përkatëse, do të monitorojë zbatimin e saj dhe do të nxjerrë rekomandime konkrete drejtuar Këshillit. Po grupi punues, i përbërë nga gjyqtarë dhe përfaqësues të të gjitha departamenteve, bashkë me zyrën e statistikave, do të bëjë një analizë të detajuar të normës së punës në të gjitha gjykatat e vendit”, tha ajo.
Si rezultat i analizës, është vendosur që disa departamente të rrisin numrin e pikëve, ndërsa disa të tjerë të bëjnë një ulje të lehtë, në mënyrë që të gjithë gjyqtarët të arrijnë normën e punës orientuese brenda kushteve të përcaktuara.
Rexhaj theksoi gjithashtu se harmonizimi i pikëve është i nevojshëm në disa departamente për të reflektuar realitetin e punës. Duke pasur parasysh ndryshimet në rregullore që kanë prekur një të tretën e saj, Komisioni Normativ ka propozuar miratimin e një rregulloreje të re.
Për shembull, kontestet e njëjta gjyqësore në Departamentin e Përgjithshëm-Civil janë barazuar me ato të Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme, dhe lëndët që përfundojnë me parashkrim absolut janë poentuara sipas departamenteve përkatëse. Parashkrimi relativ mbetet i pandryshuar dhe këto lëndë nuk poentohen, u tha aty.
Në Departamentin për të Mitur, numri i pikëve është rritur nga 5.5 në 9.5. Në Divizionin Civil të Gjykatës së Apelit, për çdo shqyrtim gjyqësor, poentimi bazik është rritur me dy pikë për të vlerësuar punën shtesë të gjyqtarëve.
Për procedurat civile që përfundojnë me ndërprerje, poentimi është dy pikë, ndërsa në rastin e vazhdimit të procedurës ose kundërshtimit të urdhrit ndëshkimor në procedurë penale, pikët e vlerësuara më parë zbriten sipas rastit.
Lëndët e Departamentit për Çështje Administrative në Gjykatën Komerciale kanë rritje të pikëve nga 5.5 në 6.5, ndërsa lëndët për kundërvajtje në Gjykatën e Apelit janë harmonizuar me Divizionin e Kundërvajtjeve të shkallës së parë, duke ulur poentimin nga 2.5 në 1.5.
Norma e punës për gjyqtarët e Departamentit Special të Gjykatës Themelore nuk përfshihet në këtë rregullore, pasi është rregulluar me rregullore të veçantë.
Rexhaj e konsideroi Udhëzuesin një instrument të rëndësishëm për zbatimin efektiv dhe të qartë të rregullores, duke sqaruar kriteret për normën e punës. Ajo propozoi që rregullorja dhe udhëzuesi të miratohen së bashku dhe të hyjnë në fuqi nga 1 janari 2026.
Në fund, të gjitha votat ishin për miratimin e Rregullores dhe Udhëzuesit për normën e punës së gjyqtarëve, me votime të ndara për secilin dokument.

Historianët kundërshtojnë narrativën serbe për vitin 1690: Kosova nuk u popullua nga shqiptarët e ardhur nga veriu i Shqipërisë
Pritja që zgjati 27 vjet: Dr. Adem Ademi identifikohet në Hagë
Mjeku që shërbeu në luftë, pas 27 vitesh identifikohet përmes ADN-së
Rrjeti i BIA-s për SNS-në: Mbledhje votash dhe evidentim i kundërshtarëve në Kosovë
Kurti: Shëndeti mendor i fëmijëve të jetë pjesë e politikave shtetërore
Operacion i madh kundër narkotikëve, pesë të arrestuar dhe heroinë mbi gjysmë milioni euro
Pesë kadetë të FSK-së diplomojnë në akademitë ushtarake të Gjermanisë, do t’i bashkohen trupës së oficerëve
Kurti: Kosova meriton statusin e vendit kandidat në BE, pozita aktuale nuk e pasqyron progresin e bërë