Prishtinë 25 Nëntor 2025. 18:07
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka shtruar drekë për të Ngarkuarën me Punë në Ambasadën Amerikane në Kosovë, Anu Prattipati, dhe stafin e saj me rastin e Ditës së Falënderimeve.
Në njoftim thuhet se marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara janë ndërtuar në vlera të përbashkëta, mirënjohje dhe respekt të ndërsjellë, teksa janë përmendur disa prej vendimeve që janë marrë sivjet me qëllim të forcimit të raporteve.
Dreka e përbashkët tashmë është në vitin e saj të dytë e ZKM thotë se synimi është që të shndërrohet në një traditë shumëvjeçare.
“Dreka përfshiu shumë nga ushqimet që tradicionalisht shërbehen gjatë një darke të Ditës së Falënderimeve. Kjo festë është kremtuar në Shtetet e Bashkuara për gati 400 vjet dhe u shpall festë vjetore kombëtare nga Presidenti Lincoln në vitin 1863. Ajo ofron një mundësi të mirë për të shprehur falënderim për marrëdhëniet që ndajmë, të cilat vazhdojnë të thellohen. Marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara janë ndërtuar në vlera të përbashkëta, mirënjohje dhe respekt të ndërsjellë. Këtë vit, me qëllim të forcimit të raporteve tona bilaterale, kemi marrë vendim për 0% tarifa për mallrat amerikane, kemi arritur dakordim për strehimin e përkohshëm të shtetasve të vendeve të treta dhe kemi bërë prokurime të rëndësishme në fushën e mbrojtjes”, thuhet në njoftim.

Historianët kundërshtojnë narrativën serbe për vitin 1690: Kosova nuk u popullua nga shqiptarët e ardhur nga veriu i Shqipërisë
Pritja që zgjati 27 vjet: Dr. Adem Ademi identifikohet në Hagë
Mjeku që shërbeu në luftë, pas 27 vitesh identifikohet përmes ADN-së
Rrjeti i BIA-s për SNS-në: Mbledhje votash dhe evidentim i kundërshtarëve në Kosovë
Kurti: Shëndeti mendor i fëmijëve të jetë pjesë e politikave shtetërore
Operacion i madh kundër narkotikëve, pesë të arrestuar dhe heroinë mbi gjysmë milioni euro
Pesë kadetë të FSK-së diplomojnë në akademitë ushtarake të Gjermanisë, do t’i bashkohen trupës së oficerëve
Kurti: Kosova meriton statusin e vendit kandidat në BE, pozita aktuale nuk e pasqyron progresin e bërë