Prishtinë, 20 nëntor 2025 19:45
Sot, në ambientet e Akademisë së Kosovës për Siguri Publike – Vushtrri, u mbajt ceremonia e certifikimit të 15 operatorëve të rinj të Drejtorisë për Mbrojtje të Afërt. Ky moment shënon një hap të rëndësishëm në forcimin e kapaciteteve të sigurisë dhe mbrojtjes së personaliteteve në Kosovë.
Operatorët e certifikuar kanë përfunduar një trajnim intensiv dhe shumë sfidues, me një total prej 680 orësh, që përfshinte një kombinim të pjesës teorike dhe praktike. Gjatë trajningut, ata u testuan në shkathtësitë fizike, taktikat mbrojtëse, artet marciale, përdorimin e armëve me kalibra të ndryshëm, orientimin në natyrë, lëshimin me litar, mbijetesën në ujë dhe vozitjen taktike. Ky proces i rreptë siguron që secili operator të jetë i përgatitur për të përballuar çdo situatë të ndërlikuar në fushën e mbrojtjes.
Certifikatat iu dorëzuan operatorëve nga drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, kolonel Gazmend Hoxha, së bashku me drejtorët e departamenteve përkatëse, si dhe u.d. drejtori i AKSP-së, z. Shpend Shabani. Në fjalën e tij, drejtori Hoxha përgëzoi operatorët për përkushtimin dhe suksesin e treguar gjatë trajningut dhe nënvizoi rëndësinë e disiplinës dhe profesionalizmit në kryerjen e detyrave të tyre.
Për të ilustruar përgatitjen e tyre praktike, gjatë ceremonisë u prezantuan disa skenarë të ushtrimeve të mbrojtjes së personaliteteve, duke demonstruar kapacitetet e avancuara të operatorëve dhe standardet e larta të sigurisë që ndjek shteti i Kosovës.
Ky certifikim është një dëshmi e përkushtimit të institucioneve të sigurisë për të mbrojtur qytetarët dhe personalitetet kyçe, duke forcuar besimin në kapacitetet e shtetit në fushën e sigurisë publike.

Operacion i madh kundër narkotikëve, pesë të arrestuar dhe heroinë mbi gjysmë milioni euro
Pas identifikimit të tre viktimave të luftës, priten identifikime të tjera në ditët në vijim
Identifikohen mbetjet mortore edhe të personave nga “Grupi i Intelektualëve” të zhdukur gjatë luftës
Aksion ndërkombëtar kundër mashtrimeve me investime, bastisen pesë lokacione në Kosovë – arrestohen tre persona
Lansohet Platforma e Identitetit Elektronik, Kurti: Hap i rëndësishëm drejt digjitalizimit
908 milionë euro të parapara për komunat në projektbuxhetin e vitit 2027
Demokratët marrin kontrollin e të dy dhomave të Kongresit amerikan, goditje politike për Trumpin