Prishtinë, 19 nëntor 2025
Agjencia e Menaxhimit Emergjent ka njoftuar se situata në nivel vendi në Kosovë është kryesisht e qetë, pas reshjeve të vazhdueshme të shiut gjatë dy ditëve të fundit.
“Pas vlerësimit të gjendjes në terren dhe rënies së intensitetit të reshjeve, situata konsiderohet më e qetë dhe nën kontroll”-thuhet në njoftim.
Ky institucion ka bërë të ditur se që nga fillimi i reshjeve, Njësitë Profesionale të Zjarrfikjes dhe Shpëtimit kanë kryer 76 intervenime në Prishtinë, Fushë Kosovë, Ferizaj, Gjilan, Viti, Kllokot, Podujevë, Mitrovicë, Lipjan, Kamenicë, Novo Bërd, Junik, Ranillug dhe Shtime.
Ndërsa gjashtë familje në komunat si Fushë Kosovë, Ferizaj dhe Gjilan janë evakuuar.
Agjencia e Menaxhimit Emergjent bëri të ditur se në disa zona janë evidentuar vërshime të tokave bujqësore, si dhe depërtime të ujërave nëpër shtëpi, kryesisht nëpër podrume.
Kosova u përfshi ka reshje të mëdha të shiut gjatë datave 18 dhe 19.11.2025 të cilat shkaktuan vërshime në disa qytete.

Pas identifikimit të tre viktimave të luftës, priten identifikime të tjera në ditët në vijim
Identifikohen mbetjet mortore edhe të personave nga “Grupi i Intelektualëve” të zhdukur gjatë luftës
Aksion ndërkombëtar kundër mashtrimeve me investime, bastisen pesë lokacione në Kosovë – arrestohen tre persona
Lansohet Platforma e Identitetit Elektronik, Kurti: Hap i rëndësishëm drejt digjitalizimit
908 milionë euro të parapara për komunat në projektbuxhetin e vitit 2027
Dëshmitari në gjykatë: Pantiqi dhe Zariqi ishin të përfshirë në krimet në Istog
Demokratët marrin kontrollin e të dy dhomave të Kongresit amerikan, goditje politike për Trumpin
Maqedonci në konferencën e sigurisë në Berlin, në fokus kërcënimi nga Rusia