Prishtinë, 18 nëntor 2025 08:23
Sipas të dhënave të publikuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), në periudhën janar–shtator 2025 në vend janë lindur gjithsej 20.940 foshnje.
Nga gjithsej 20.940 lindje, 10.876 kanë qenë meshkuj, ndërsa 10.064 femra. Të dhënat e ASK-së tregojnë se korriku vazhdon të jetë muaji me numrin më të madh të lindjeve, ndërsa periudha shkurt–mars shënon numrat më të ulëta.
Statistikat tregojnë një shpërndarje të balancuar të gjinive, me një dominim të lehtë të lindjeve të meshkujve.
Krahasuar lindjet e vitit 2025 deri në muajin shtator me ato të vitit paraprak (2024: 21,450 lindje), nataliteti ka shënuar rritje vitin aktual.
Sipas raportit, lindjet sipas muajve paraqiten kështu:
Janar: 2.213 lindje
Shkurt: 1.955 lindje
Mars: 2.061 lindje
Prill: 2.113 lindje
Maj: 2.364 lindje
Qershor: 2.544 lindje
Korrik: 2.664 lindje
Gusht: 2.516 lindje
Shtator: 2.510 lindje

Kurti: Nevojitet strategji shtetërore për reagim ndaj verdiktit të Speciales
Nata e katërt e protestës në Prishtinë kundër aktgjykimit të Speciales
Personi i tretë i identifikuar nga 23 të zhvarrosurit në Zubin Potok, është Sali Mziu
Në mesin e 23 të zhvarrosurve në Zubin Potok konfirmohen edhe veprimtarët e çështjes kombëtare Adem Beqiri dhe Idriz Rrreci
Shënohen dy viktima dhe shtatë të infektuar nga virusi i Nilit Perëndimor në Kosovë
Identifikohen tri viktima nga varrezat në Zubin-Potok, i përkasin “Grupit të Intelektualëve”
Është ndarë nga jeta ish-futbollisti i njohur gjakovar, Roland “Llolla” Kryeziu, një nga emrat e njohur të sportit në Gjakovë
Dy serbë të ndaluar në Jarinjë, pesë thika dhe “simbole nacionaliste” të sekuestruara