Prishtinë 18 Nëntor 2025 07:57
Agjencia e Menaxhimit Emergjent (AME) ka njoftuar se sipas të dhënave të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, gjatë datave 18 dhe 19 nëntor 2025 vendi pritet të përballet me reshje të mëdha shiu, të cilat në disa zona do të jenë me intensitet të lartë, duke rritur rrezikun për vërshime të shpejta dhe ngritje të nivelit të ujërave.
AME, përmes një postimi në Facebook, bën të ditur se, në bazë të mandatit dhe misionit të saj, tashmë ka aktivizuar të gjitha mekanizmat për menaxhimin e situatës dhe po koordinon veprimet me institucionet përgjegjëse në nivel lokal dhe qendror, me qëllim të minimizimit të pasojave të mundshme.
Institucioni u bën thirrje qytetarëve që gjatë këtyre ditëve të kenë kujdes të shtuar në qarkullim, të shmangin zonat e rrezikuara nga vërshimet dhe të raportojnë çdo situatë emergjente në numrin unik 112.
Sipas AME-së, monitorimi i kushteve meteorologjike do të vazhdojë, ndërsa qytetarët do të informohen me kohë për çdo zhvillim të ri.

Historianët kundërshtojnë narrativën serbe për vitin 1690: Kosova nuk u popullua nga shqiptarët e ardhur nga veriu i Shqipërisë
Pritja që zgjati 27 vjet: Dr. Adem Ademi identifikohet në Hagë
Mjeku që shërbeu në luftë, pas 27 vitesh identifikohet përmes ADN-së
Rrjeti i BIA-s për SNS-në: Mbledhje votash dhe evidentim i kundërshtarëve në Kosovë
Kurti: Shëndeti mendor i fëmijëve të jetë pjesë e politikave shtetërore
Operacion i madh kundër narkotikëve, pesë të arrestuar dhe heroinë mbi gjysmë milioni euro
Kurti: Kosova meriton statusin e vendit kandidat në BE, pozita aktuale nuk e pasqyron progresin e bërë