Prishtinë, 15 nëntor 2025 15:16
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i është drejtuar me një letër kryetarit të Kuvendit, Dimal Basha, duke kërkuar formimin urgjent të Komisionit për Buxhet dhe Financa, pas alarmit të ngritur nga Sindikata e Punëtorëve të RTK-së për mosmarrjen e pagave nga mbi 700 punonjës të transmetuesit publik.
Osmani thekson se pengesa kryesore për pagesën e pagave është mungesa e këtij komisioni, i cili sipas Ligjit për Ndarjet Buxhetore për vitin 2025, është organi i vetëm që mund të marrë vendimin për alokimin dhe transferimin e mjeteve financiare në llogarinë e RTK-së.
Pa funksionalizimin e tij, procedimi i mjeteve është bllokuar, duke krijuar – siç e përshkruan presidentja – “një situatë të rëndë sociale” për qindra familje.
Presidentja i ka bërë thirrje të gjitha grupeve parlamentare që të gjejnë kompromisin e nevojshëm dhe të formojnë sa më shpejt komisionet e përhershme të Kuvendit, duke e konsideruar këtë çështje urgjente dhe të domosdoshme për garantimin e pagave të punëtorëve të RTK-së.
Në letrën e saj, Osmani thekson se vonesat po rrezikojnë stabilitetin institucional dhe financiar të vendit dhe apelon që deputetët e legjislaturës së nëntë të ndërmarrin hapat e nevojshëm për zhbllokimin e procesit.
“Është detyrë ndaj qytetarëve dhe një nevojë jetike që këto procese të mos vonohen më tej”, përfundon presidentja në thirrjen drejtuar kryetarit të Kuvendit.
Punëtorët e RTK-së kanë paralajmëruar grevë të hënën në rast se pagat nuk u ekzekutohen.

Kurti: Nevojitet strategji shtetërore për reagim ndaj verdiktit të Speciales
Nata e katërt e protestës në Prishtinë kundër aktgjykimit të Speciales
Personi i tretë i identifikuar nga 23 të zhvarrosurit në Zubin Potok, është Sali Mziu
Në mesin e 23 të zhvarrosurve në Zubin Potok konfirmohen edhe veprimtarët e çështjes kombëtare Adem Beqiri dhe Idriz Rrreci
Shënohen dy viktima dhe shtatë të infektuar nga virusi i Nilit Perëndimor në Kosovë
Identifikohen tri viktima nga varrezat në Zubin-Potok, i përkasin “Grupit të Intelektualëve”
Është ndarë nga jeta ish-futbollisti i njohur gjakovar, Roland “Llolla” Kryeziu, një nga emrat e njohur të sportit në Gjakovë
Dy serbë të ndaluar në Jarinjë, pesë thika dhe “simbole nacionaliste” të sekuestruara