Prishtinë 15 Nëntor 2025 14:33
Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë (KOMF) ka shprehur shqetësim të thellë lidhur me raportimet në media se një fëmije të ciklit fillor në Komunën e Graçanicës po i mohohet e drejta për të vijuar arsimin, nga menaxhmenti i shkollës. Sipas deklaratës së nënës, fëmijës po i mohohet e drejta për të ndjekur shkollimin, për shkak se familjes i është ndërtuar një shtëpi e re nga Qeveria e Republikës së Kosovës.
KOMF përmes një deklarate thekson se nëse kjo vërtetohet, një situatë e tillë përbën shkelje të rëndë të të drejtave të fëmijës, e cila bie ndesh me Konventën për të Drejtat e Fëmijës, Kushtetutën e Republikës së Kosovës, Ligjin për Arsimin Parauniversitar, Ligjin për Mbrojtjen e Fëmijës dhe Ligjin kundër Diskriminimit, të cilat garantojnë të drejtën e çdo fëmije për arsim pa diskriminim.
“KOMF kërkon ndërhyrje të menjëhershme të institucioneve komunale për të garantuar vijimin e fëmijës në shkollë, angazhim të mekanizmave të mbrojtjes së fëmijës, veçanërisht të Qendrës për Punë Sociale, për ofrimin e shërbimeve të nevojshme për fëmijën dhe familjen si dhe hetim nga institucionet e drejtësisë dhe, në rast të evidentimit të shkeljeve ligjore, mbajtjen përgjegjëse të çdo autoriteti apo personi që ka shkelur të drejtën e fëmijës për arsim”, thuhet në reagim.
KOMF potencon që fëmijët nuk mund të mbahen peng të konflikteve dhe nuk mund të përdoren si mjet presioni.
Tutje theksohet se organizatat anëtare të KOMF, ofruese të shërbimeve sociale dhe familjare, shprehin gatishmërinë për të ofruar mbështetjen e nevojshme për fëmijën dhe familjen, ndërsa KOMF do të vazhdojë të monitorojë nga afër ecurinë e rastit dhe veprimet institucionale, deri në realizimin e plotë të së drejtës së fëmijës për arsim.

Historianët kundërshtojnë narrativën serbe për vitin 1690: Kosova nuk u popullua nga shqiptarët e ardhur nga veriu i Shqipërisë
Pritja që zgjati 27 vjet: Dr. Adem Ademi identifikohet në Hagë
Mjeku që shërbeu në luftë, pas 27 vitesh identifikohet përmes ADN-së
Rrjeti i BIA-s për SNS-në: Mbledhje votash dhe evidentim i kundërshtarëve në Kosovë
Kurti: Shëndeti mendor i fëmijëve të jetë pjesë e politikave shtetërore
Operacion i madh kundër narkotikëve, pesë të arrestuar dhe heroinë mbi gjysmë milioni euro
Pesë kadetë të FSK-së diplomojnë në akademitë ushtarake të Gjermanisë, do t’i bashkohen trupës së oficerëve
Kurti: Kosova meriton statusin e vendit kandidat në BE, pozita aktuale nuk e pasqyron progresin e bërë