Prishtinë 12 Nëntor 2025 12:49
Zëvendësministri në detyrë i Drejtësisë, Vigan Qorrolli, ka përfaqësuar Republikën e Kosovës në Takimin e Nivelit të Lartë të “Justice Action Coalition” (JAC), që po mbahet në Madrid.
Ky forum global mbledh ministra të drejtësisë dhe përfaqësues të institucioneve ndërkombëtare që promovojnë drejtësinë dhe sundimin e ligjit.
Qorrolli nga atje ka bërë të ditur se ka theksuar se lufta kundër korrupsionit nuk është më vetëm një betejë morale, por një projekt kombëtar, që synon ta bëjë drejtësinë themel të çdo përparimi shoqëror dhe institucional.
“Në fjalën time theksova se lufta kundër korrupsionit nuk është më betejë morale, por një projekt kombëtar për ta bërë drejtësinë themel të çdo përparimi. Sepse një shtet që lufton korrupsionin, është një shtet që fiton besimin e qytetarëve dhe respektin e botës”, ka shkruar ai në një postim në Facebook.
Zëvendësministri kujtoi se që nga prilli i vitit 2023, Kosova është anëtare e plotë e “Justice Action Coalition”, duke theksuar se vendi po dëgjohet në arenën ndërkombëtare si një republikë që po ecën përpara.
“Kosova po ecën me hapa të mëdhenj përpara, sipas World Justice Project, Transparency International dhe Freedom House, vendi ynë renditet ndër më përparimtarët në rajon. Sipas Gallup Global Safety Report 2025, Kosova është ndër tri vendet më të sigurta në botë dhe vendi më i sigurt në Evropë, me 94 pikë nga 100 – një dëshmi e besimit të qytetarëve në ligj dhe në shtetin e tyre. Me Kosovën që po forcon drejtësinë, ligjin dhe dinjitetin e saj institucional, në zemrën e Evropës dhe në skenën globale të së drejtës”, ka shkruar ai.

Historianët kundërshtojnë narrativën serbe për vitin 1690: Kosova nuk u popullua nga shqiptarët e ardhur nga veriu i Shqipërisë
Pritja që zgjati 27 vjet: Dr. Adem Ademi identifikohet në Hagë
Mjeku që shërbeu në luftë, pas 27 vitesh identifikohet përmes ADN-së
Rrjeti i BIA-s për SNS-në: Mbledhje votash dhe evidentim i kundërshtarëve në Kosovë
Kurti: Shëndeti mendor i fëmijëve të jetë pjesë e politikave shtetërore
Operacion i madh kundër narkotikëve, pesë të arrestuar dhe heroinë mbi gjysmë milioni euro
Pesë kadetë të FSK-së diplomojnë në akademitë ushtarake të Gjermanisë, do t’i bashkohen trupës së oficerëve
Kurti: Kosova meriton statusin e vendit kandidat në BE, pozita aktuale nuk e pasqyron progresin e bërë