Prishtinë, 11 nëntor 2025 20:59
Me kërkesë të Prokurorisë e aprovim të Gjykatës, është marrë vendim që të kontrollohen kompjuterët dhe që ka përdorur për procedura ish-presidenti Hashim Thaçi në Qendrën e Paraburgimit.
Të gjithë kompjuterët që Thaçi i ka përdoruar në Hagë i janë nënshtruar një analize forenzike nga hetues të jashtëm. Materialet që Thaçi ka përdorur aty, janë ruajtur në një kopje.
Siç kuptohet nga parashtresa paraprake e cituar, për nxjerrjen e “dosjeve” nga kompjuteri që ish-presidenti Thaçi përdori në qendër të paraburgimit (për çështje të procesit), gjyqtarja Masselot ka urdhëruar të angazhohet një ekspert i jashtëm.
Ky i fundit, ka marrë të gjitha dokumentet dhe printimet e bëra nga kompjuteri i përdorur nga Thaçi dhe ia ka dorëzuar Prokurorisë.

Pas identifikimit të tre viktimave të luftës, priten identifikime të tjera në ditët në vijim
Identifikohen mbetjet mortore edhe të personave nga “Grupi i Intelektualëve” të zhdukur gjatë luftës
Aksion ndërkombëtar kundër mashtrimeve me investime, bastisen pesë lokacione në Kosovë – arrestohen tre persona
Lansohet Platforma e Identitetit Elektronik, Kurti: Hap i rëndësishëm drejt digjitalizimit
908 milionë euro të parapara për komunat në projektbuxhetin e vitit 2027
Dëshmitari në gjykatë: Pantiqi dhe Zariqi ishin të përfshirë në krimet në Istog
Maqedonci në konferencën e sigurisë në Berlin, në fokus kërcënimi nga Rusia
Kosova mëson kundërshtarët në Ligën e Kombeve, e presin tri përballje interesante