Prishtinë, 11 nëntor 2025 20:09
Viti 2025 po shënohet si “viti i digjitalizimit” në sektorin kadastral, ku teknologjia moderne vjen në shërbim të qytetarëve dhe krijon një sistem më të drejtë, më të avancuar dhe gjithëpërfshirës.
Në kuadër të projektit për zhvillimin dhe avancimin e sistemeve kadastrale në Kosovë, sot u mbajt dita e dytë e trajnimeve me Ndërmjetësuesit e Kosovës, si pjesë e digjitalizimit të plotë të shërbimeve kadastrale.
Ky projekt shënon një hap të rëndësishëm drejt modernizimit të administratës kadastrale, duke reduktuar pengesat burokratike dhe duke e lehtësuar ndjeshëm procesin për qytetarët dhe profesionistët e fushës.
Gjatë trajnimit, fokusi ishte tek moduli i ndërmjetësuesve, një komponent kyç i platformës digjitale të Agjencisë Kadastrale të Kosovës, që mundëson ndërveprim të drejtpërdrejtë me sistemin kadastral dhe rrit transparencën institucionale.

Mjeku që shërbeu në luftë, pas 27 vitesh identifikohet përmes ADN-së
Rrjeti i BIA-s për SNS-në: Mbledhje votash dhe evidentim i kundërshtarëve në Kosovë
Kurti: Shëndeti mendor i fëmijëve të jetë pjesë e politikave shtetërore
Operacion i madh kundër narkotikëve, pesë të arrestuar dhe heroinë mbi gjysmë milioni euro
Pas identifikimit të tre viktimave të luftës, priten identifikime të tjera në ditët në vijim
Identifikohen mbetjet mortore edhe të personave nga “Grupi i Intelektualëve” të zhdukur gjatë luftës