Prishtinë 11 Nëntor 2025 18:36
Prishtinë- Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykim dënues ndaj të akuzuarit për krime lufte, Shaqir Lutvija, duke e dënuar me 10 vjet burgim.
Aktgjykimi ndaj Lutvijës u shpall të martën nga kryetari i trupit gjykues Kujtim Krasniqi dhe anëtarët Violeta Namani-Hajra dhe Rrahman Beqiri, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Sipas vendimit, Lutvija u shpall fajtor për krime lufte dhe u dënua me 10 vjet burgim, në të cilin do t’i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim nga 14 tetori 2023 deri në plotfuqishmërinë e aktgjykimit.
I akuzuari obligohet të paguajë edhe shpenzimet e procedurës- 300 euro për paushallin gjyqësor dhe 100 euro për fondin për kompensimin e viktimave të krimit.
Të dëmtuarit për realizimin e kërkesës pasurore- juridike udhëzohen në kontest të rregullt juridiko-civil. Të akuzuarit, me vendim të veçantë iu vazhdua paraburgimi.
Ndaj këtij vendimi, lejohet ankesa në afat prej 30 ditësh përmes kësaj Gjykate në Gjykatën e Apelit. Ndërkaq, aktgjykimin në formë të shkruar, palët do ta pranojnë brenda afatit ligjor.

Identifikohen mbetjet mortore edhe të personave nga “Grupi i Intelektualëve” të zhdukur gjatë luftës
Aksion ndërkombëtar kundër mashtrimeve me investime, bastisen pesë lokacione në Kosovë – arrestohen tre persona
Lansohet Platforma e Identitetit Elektronik, Kurti: Hap i rëndësishëm drejt digjitalizimit
908 milionë euro të parapara për komunat në projektbuxhetin e vitit 2027
Dëshmitari në gjykatë: Pantiqi dhe Zariqi ishin të përfshirë në krimet në Istog
Koeficienti i pagave pritet të rritet në 120 euro nga korriku i vitit 2027, paralajmëron Kurti
Maqedonci në konferencën e sigurisë në Berlin, në fokus kërcënimi nga Rusia
Kosova mëson kundërshtarët në Ligën e Kombeve, e presin tri përballje interesante