Prishtinë, 7 nëntor 2025
Zyra për Rikthimin e Aseteve, e cila funksionon në kuadër të Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, mirëpret raportin e progresit të publikuar nga Bashkimi Evropian, i cili vlerëson lartë punën e kësaj zyreje.
Sipas këtij raporti kjo zyrë gjatë vitit 2024 ka shënuar rezultate të theksuara në identifikimin dhe gjurmimin e pasurisë së fituar me vepër penale, e cila ka qenë objekt i rikthimit të mundshëm te buxheti i shtetit apo te pala e dëmtuar.
“Gjithashtu, ky raport potencon se Zyra për Rikthim të Aseteve, ka shënuar sukses edhe në bashkëpunimin ndërkombëtarë, duke shkëmbyer informacione me shumë vende të botës.
Për më tepër raporti i progresit thekson se “Zyra e Rikthimit të Aseteve, e themeluar vitin e kaluar në kuadër të Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, trajtoi me sukses një numër kërkesash në vitin e saj të parë, duke rezultuar në rikthimin e aseteve jashtë vendit”.
Gjithashtu, raporti i progresit ka kërkuar që burimet e nevojshme njerëzore dhe financiare duhet t’i ndahen ZRA-së”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë së Shtetit
Zyra për Rikthimin e Aseteve, duke çmuar lartë raportin e progresit të publikuar nga Bashkimi Evropian, shprehë përkushtimin për të vazhduar angazhimin e saj në plotësimin e të gjitha standardeve të Bashkimit Evropian, në mënyrë që suksesi i ZRA të jetë edhe më i madh në të ardhmen.

Personi i tretë i identifikuar nga 23 të zhvarrosurit në Zubin Potok, është Sali Mziu
Në mesin e 23 të zhvarrosurve në Zubin Potok konfirmohen edhe veprimtarët e çështjes kombëtare Adem Beqiri dhe Idriz Rrreci
Shënohen dy viktima dhe shtatë të infektuar nga virusi i Nilit Perëndimor në Kosovë
Identifikohen tri viktima nga varrezat në Zubin-Potok, i përkasin “Grupit të Intelektualëve”
Reagojnë familjarët e viktimave të luftës
Paraqiten katër kërkesa në protestën e organizuar nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së
Dy serbë të ndaluar në Jarinjë, pesë thika dhe “simbole nacionaliste” të sekuestruara