Mitrovicë e Veriut, 7 nëntor 2025
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar se ka ndarë 640 mijë euro për ndërtimin e Qendrës strehimore për gratë e dhunuara në Veri.
Kryeministri tregoi se kjo qendër do t’i ketë tri dhoma për strehimin e grave të cilat nuk kanë fëmijë, si dhe tri dhoma të tjera të cilat kanë fëmijë.
“Ky investim ka kushtuar 640 mijë euro, investim i Ministrisë së Brendshme do t’i ketë tri dhoma për strehimin e grave të cilat nuk kanë fëmijë, por edhe tri dhomat e tjera për strehimin e grave me fëmijë, do të ketë një dhomë të veçantë në mënyrë që të mund të kenë një jetë megjithatë të dinjitetshme, për kundër dhunës që mund të kenë përjetuar, jo vetëm psikike por edhe fizike, për këtë shteti interesohet”, ka deklaruar Kurti për Tëvë1.

Mjeku që shërbeu në luftë, pas 27 vitesh identifikohet përmes ADN-së
Rrjeti i BIA-s për SNS-në: Mbledhje votash dhe evidentim i kundërshtarëve në Kosovë
Kurti: Shëndeti mendor i fëmijëve të jetë pjesë e politikave shtetërore
Operacion i madh kundër narkotikëve, pesë të arrestuar dhe heroinë mbi gjysmë milioni euro
Pas identifikimit të tre viktimave të luftës, priten identifikime të tjera në ditët në vijim
Identifikohen mbetjet mortore edhe të personave nga “Grupi i Intelektualëve” të zhdukur gjatë luftës