Prishtinë 07 Nëntor 2025
Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Mbrojtjes, Gafurr Dugolli dhe dekani i Fakultetit të Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike, Isak Shabani, kanë vënë nënshkrimet e tyre në një marrëveshje bashkëpunimi, përmes së cilës synohet rritja e bashkëpunimit reciprok në zhvillimin e programeve të përbashkëta studimore, rritja e kërkimit shkencor dhe trajnimeve praktike.
Dugolli këtë marrëveshje tha se e sheh si një urë të qëndrueshme mes institucioneve shtetërore dhe akademisë, në shërbim të avancimit të kapaciteteve vendore në fushën e sigurisë kibernetike si dhe teknologjisë së informacionit dhe komunikimit.
“Ky është një investim i drejtpërdrejtë në të ardhmen – në ngritjen e kapaciteteve, rritjen e ekspertizës vendore dhe krijimin e një mjedisi ku teknologjia shfrytëzohet për mbrojtje, zhvillim dhe progres”, u shpreh mes Dugolli.
Ministria e Mbrojtjes, në njoftimin për media thotë se me këtë marrëveshje krijohen mundësi të reja për studentët dhe profesionistët e rinj që të angazhohen në projekte konkrete dhe laboratorë praktikë, duke forcuar, sipas tyre, rolin e vendit në ekosistemin global të sigurisë dhe inovacionit teknologjik.

Mjeku që shërbeu në luftë, pas 27 vitesh identifikohet përmes ADN-së
Rrjeti i BIA-s për SNS-në: Mbledhje votash dhe evidentim i kundërshtarëve në Kosovë
Kurti: Shëndeti mendor i fëmijëve të jetë pjesë e politikave shtetërore
Operacion i madh kundër narkotikëve, pesë të arrestuar dhe heroinë mbi gjysmë milioni euro
Pas identifikimit të tre viktimave të luftës, priten identifikime të tjera në ditët në vijim
Identifikohen mbetjet mortore edhe të personave nga “Grupi i Intelektualëve” të zhdukur gjatë luftës