Prishtinë 04 Nëntor 2025
Kryetari i Junikut, Ruzhdi Shehu shpërndau sot 145 bursa për studentët që janë pjesë e komunitetit arsimor të qytetit.
Shehu deklaroi se arsimi është çelësi i zhvillimit të qëndrueshëm të Junikut dhe se rinia është forca motorike që do të mundësojë transformimin e komunës, duke e bërë atë një vend ku të rinjtë jo vetëm që mbeten, por gjithashtu krijojnë mundësi dhe mund të realizojnë ëndrrat e tyre.
“Rinia është fuqia dhe potenciali më i madh i komunës sonë, ndërsa arsimi është çelësi i zhvillimit të qëndrueshëm. Prandaj, sot kam pasur kënaqësinë dhe nderin të shpërndaj 145 bursa për studentët tanë, për të rinjtë që janë e ardhmja e këtij vendi. Kjo nuk është vetëm një ndihmë financiare, por është një besim i plotë në talentin, ëndrrat dhe mundësitë e rinisë sonë. Besoj se çdo investim në arsim është investim në zhvillimin e Junikut dhe në mirëqenien e çdo familjeje junikase”, ka shkruar Shehu.
Postimi i plotë:
Të dashur junikas,
Rinia është fuqia dhe potenciali më i madh i komunës sonë, ndërsa arsimi është çelësi i zhvillimit të qëndrueshëm
Prandaj, sot kam pasur kënaqësinë dhe nderin të shpërndaj 145 bursa për studentët tanë, për të rinjtë që janë e ardhmja e këtij vendi.
Kjo nuk është vetëm një ndihmë financiare, por është një besim i plotë në talentin, ëndrrat dhe mundësitë e rinisë sonë. Besoj se çdo investim në arsim është investim në zhvillimin e Junikut dhe në mirëqenien e çdo familjeje junikase.
Arsimi, rinia dhe zhvillimi do të vazhdojnë të jenë shtyllat kryesore të qeverisjes sonë. Me punë, transparencë dhe duar të pastërta, do të vazhdojmë që të transformojmë Junikun në një vend ku të rinjtë nuk largohen, por krijojnë të ardhmen e tyre këtu.
Së bashku mund ta bëjmë ndryshimin që duam.

Identifikohen mbetjet mortore edhe të personave nga “Grupi i Intelektualëve” të zhdukur gjatë luftës
Aksion ndërkombëtar kundër mashtrimeve me investime, bastisen pesë lokacione në Kosovë – arrestohen tre persona
Lansohet Platforma e Identitetit Elektronik, Kurti: Hap i rëndësishëm drejt digjitalizimit
908 milionë euro të parapara për komunat në projektbuxhetin e vitit 2027
Dëshmitari në gjykatë: Pantiqi dhe Zariqi ishin të përfshirë në krimet në Istog
Koeficienti i pagave pritet të rritet në 120 euro nga korriku i vitit 2027, paralajmëron Kurti
Maqedonci në konferencën e sigurisë në Berlin, në fokus kërcënimi nga Rusia
Kosova mëson kundërshtarët në Ligën e Kombeve, e presin tri përballje interesante