Novi Sad, 1 Nëntor 2025
Në Novi Sad sot është mbajtur një përkujtim i madh me rastin e njëvjetorit të tragjedisë kur, si pasojë e shembjes së një tendine në një qendër tregtare, humbën jetën 15 persona, ndërsa dhjetëra të tjerë u plagosën. Tubimi, i cili filloi me një minutë heshtjeje dhe ndezje qirinjsh, u shndërrua në një protestë masive të qytetarëve kundër pushtetit në Serbi.
Mijëra qytetarë nga Novi Sadi dhe qytete të tjera u mblodhën në qendër të qytetit, duke mbajtur pankarta me mesazhe si “Drejtësi për 15”, “Nuk harrojmë” dhe “Përgjegjësi, jo justifikime”. Shumë pjesëmarrës theksuan se tragjedia nuk ishte një aksident i rastësishëm, por pasojë e neglizhencës, korrupsionit dhe mangësive në sistem.
“Prej një viti po presim të vërtetën dhe drejtësinë. Askush nuk ka dhënë llogari, ndërsa familjet e viktimave përditë kalojnë përmes dhimbjes dhe poshtërimit. Kjo nuk është vetëm një ,përkujtim por një thirrje për drejtësi,” tha njëri nga folësit, përfaqësues i familjeve të viktimave.
Të mbledhurit fishkëllyen në momentin kur u përmendën emrat e funksionarëve shtetërorë, duke kërkuar dorëheqjet e përgjegjësve dhe një hetim transparent. Gjatë tubimit nuk pati incidente, ndërsa atmosfera ishte e denjë, por e tensionuar.
Në fund të përkujtim qytetarët vendosën lule dhe ndezën qirinj përpara memorialit të improvizuar, duke kënduar dhe duartrokitur në shenjë kujtimi për viktimat. Organizatorët paralajmëruan se do të vazhdojnë me tubime të tjera deri sa, siç thanë ata, “drejtësia të vendoset dhe përgjegjësit të ndëshkohen.”

As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit
Mustafi: Shqiptarët e Luginës arritën mbi 27 mijë vota, rekord që nga viti 2000
Kuvendi mblidhet sot, në rend dite buxheti i vitit 2026 dhe Byroja për konfiskimin e pasurisë
Kamberi i hapur për bashkëpunim me Listën Studentore, por kërkon zgjidhje konkrete për shqiptarët
Memeti: Dy deputetë, mundësi më e madhe për përfaqësimin e shqiptarëve në Luginë
Çfarë e pret Listën Serbe dhe kuadrot e saj në Kosovë pas humbjes së Vuçiçit në zgjedhjet në Serbi?
Rusia e zhvendos luftën përtej frontit, sa e përgatitur është Kosova për kërcënimet hibride?
Dyshohet për vrasje të rëndë në Gjilan, arrestohet 65-vjeçari
Kurti: Eksporti është rritur për 27.5 për qind krahasuar me vitin 2021
Gjenden të vdekur një 27-vjeçar dhe një foshnje në Demiraj të Gjilanit