Mitrovicë, 1 nëntor 2025
Uji i lumit Ibër ka depërtuar mbrëmjen e sotme në vendpunishten ku po ndërtohet ura e re që lidh veriun dhe jugun e Mitrovicës, duke shkaktuar vështirësi për ekipet e punimeve.
Sipas pamjeve të siguruara nga Tëvë1, pjesa më e madhe e punishtes është përmbytur tërësisht, pasi niveli i ujit është rritur ndjeshëm.
Punimet për urën e re janë pjesë e projektit për ndërtimin e dy urave të reja mbi lumin Ibër, të cilat pritet të lehtësojnë qarkullimin ndërmjet pjesës veriore dhe jugore të qytetit dhe të zvogëlojnë ngarkesën në urën kryesore të Mitrovicës, e cila historikisht ka qenë një pikë ndarjeje mes komuniteteve.
Ura e parë është pothuajse në fazën përfundimtare, ndërsa ura e dytë, në të cilën ka depërtuar uji, ndodhet në procesin e punimeve fillestare.

Identifikohen mbetjet mortore edhe të personave nga “Grupi i Intelektualëve” të zhdukur gjatë luftës
Aksion ndërkombëtar kundër mashtrimeve me investime, bastisen pesë lokacione në Kosovë – arrestohen tre persona
Lansohet Platforma e Identitetit Elektronik, Kurti: Hap i rëndësishëm drejt digjitalizimit
908 milionë euro të parapara për komunat në projektbuxhetin e vitit 2027
Dëshmitari në gjykatë: Pantiqi dhe Zariqi ishin të përfshirë në krimet në Istog
Koeficienti i pagave pritet të rritet në 120 euro nga korriku i vitit 2027, paralajmëron Kurti
Maqedonci në konferencën e sigurisë në Berlin, në fokus kërcënimi nga Rusia
Kosova mëson kundërshtarët në Ligën e Kombeve, e presin tri përballje interesante