Prishtinë, 30 tetor 2025
Forca e Sigurisë së Kosovës me kapacitetet e saj është duke dhënë kontribut në Operacionin Interflex në Mbretërinë e Bashkuar në mbështetje për trajnimin e ushtarakëve nga Ukraina duke ndihmuar kështu në stërvitjen e përbashkët me partnerët për t`u përballur me agresionin rus në Ukrainë.
FSK është duke operuar me kontingjentin e katërt që nga fillimi i pjesëmarrjes në operacionin Interflex, ku i është bashkangjitur Kompaninë Echo (e udhëhequr nga njësia nga Zelanda e Re). Kjo kompani përbëhet nga 4 njësi nga shtete të ndryshme (Zelanda e Re, Kosova, Estonia dhe Lituania).
Kontingjenti i FSK është duke kryer detyrat e planifikimit, përgatitjet e nevojshme logjistike dhe ekzekutimi i kurseve 5-javore për forcat ukrainase. Gjatë periudhës së angazhimit, Kompania Echo ka përfunduar gjithsej tri kurse të trajnimit për forcat ukrainase.
Misioni dhe qëllimi kontigjentin e FSK-së është përgatitja e pjesëtarëve të forcave ukrainase për udhëheqës të skuadrës, taktikat e luftimit nga niveli individual deri në nivelin e skuadrës si: patrullat, operacionet sulmuese dhe mbrojtëse, Procedura e Udhëheqjes së Trupave(PUT), lidership, komandë-kontroll, përdorimi i dronëve të llojeve të ndryshme, si dhe qitje taktike.

Identifikohen mbetjet mortore edhe të personave nga “Grupi i Intelektualëve” të zhdukur gjatë luftës
Aksion ndërkombëtar kundër mashtrimeve me investime, bastisen pesë lokacione në Kosovë – arrestohen tre persona
Lansohet Platforma e Identitetit Elektronik, Kurti: Hap i rëndësishëm drejt digjitalizimit
908 milionë euro të parapara për komunat në projektbuxhetin e vitit 2027
Dëshmitari në gjykatë: Pantiqi dhe Zariqi ishin të përfshirë në krimet në Istog
Koeficienti i pagave pritet të rritet në 120 euro nga korriku i vitit 2027, paralajmëron Kurti
Maqedonci në konferencën e sigurisë në Berlin, në fokus kërcënimi nga Rusia
Kosova mëson kundërshtarët në Ligën e Kombeve, e presin tri përballje interesante