Prishtinë, 30 tetor 2025
“Akti për Demokracinë dhe Prosperitetin e Ballkanit Perëndimor” i paraqitur nga kongresmeni William Keating, e i cili akt ka për qëllim inkurajimin për rritjen e tregtisë dhe investimeve midis Shteteve të Bashkuara dhe vendeve në Ballkanin Perëndimor, përmend edhe atë që SHBA-të të angazhohen edhe ligjërisht që politika e tyre e jashtme të mos mbështesë ndarjen e territoreve, shkëputjen apo ndonjë ndryshim tjetër kufitar bazuar në etni në Ballkanin Perëndimor.
Një akt i tillë nëse merr miratimin e ligjvënëseve amerikanë dhe presidentit Donald Trump, atëherë i bie që ShBA-të do të angazhohen ligjërisht që politika e tyre e jashtme të mos mbështesë ndarjen e territoreve, gjersa thekson se Kosova e Serbia të merren vesh për njohje reciproke.
Ky projektligji është referuar Komitetit për punë të jashtme më 9 tetor 2025.
Çështja lidhur me dialogun Kosovë-Serbi dhe mos mbështetjen e ndarjeve territoriale është theksuar në seksionin e 11 të “Aktit për Demokracinë dhe Prosperitetin e Ballkanit Perëndimor”.
Në këtë seksion thuhet se Marrëveshja mbi rrugën drejt normalizimit të Marrëdhënieve, e cila u miratua nga Kosova dhe Serbia më 27 shkurt 2023, me lehtësimin e Bashkimit Evropian, është një hap pozitiv përpara në avancimin e normalizimit midis dy vendeve.
Po ashtu thuhet sapo të jetë bërë përparim i mjaftueshëm në Aneksin e Zbatimit, Shtetet e Bashkuara duhet të marrin në konsideratë avancimin e iniciativave për të forcuar marrëdhëniet dypalëshe me të dy vendet, të cilat mund të përfshijnë: vendosjen e dialogut strategjikë dypalësh me Kosovën dhe Serbinë, avancimin e iniciativave konkrete për të thelluar tregtinë dhe investimet me të dy vendet dhe Shtetet e Bashkuara duhet të vazhdojnë të mbështesin një marrëveshje gjithëpërfshirëse përfundimtare midis Kosovës dhe Serbisë bazuar në njohjen reciproke.
Në këtë seksion është përfshirë edhe një deklaratë që thekson se është politikë e Qeverisë së Shteteve të Bashkuara se nuk do të ndjekë asnjë politikë që mbështet shkëmbimet e territoreve, ndarjen ose forma të tjera të rivizatimit të kufijve .
“Është politikë e Qeverisë së Shteteve të Bashkuara që nuk do të ndjekë asnjë politikë që mbështet shkëmbimet e territoreve, ndarjen ose forma të tjera të rivizatimit të kufijve përgjatë vijave etnike në Ballkanin Perëndimor si një mjet për të arbitruar mosmarrëveshjet midis shteteve kombëtare në rajon si dhe duhet të mbështesë demokracitë pluraliste në vendet e Ballkanit Perëndimor si një mjet për të parandaluar një kthim të konfliktit etnik që dikur karakterizonte rajonin”, thuhet tutje.

As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit
Mustafi: Shqiptarët e Luginës arritën mbi 27 mijë vota, rekord që nga viti 2000
Kuvendi mblidhet sot, në rend dite buxheti i vitit 2026 dhe Byroja për konfiskimin e pasurisë
Kamberi i hapur për bashkëpunim me Listën Studentore, por kërkon zgjidhje konkrete për shqiptarët
Memeti: Dy deputetë, mundësi më e madhe për përfaqësimin e shqiptarëve në Luginë
Çfarë e pret Listën Serbe dhe kuadrot e saj në Kosovë pas humbjes së Vuçiçit në zgjedhjet në Serbi?
Rusia e zhvendos luftën përtej frontit, sa e përgatitur është Kosova për kërcënimet hibride?
Dyshohet për vrasje të rëndë në Gjilan, arrestohet 65-vjeçari
Kurti: Eksporti është rritur për 27.5 për qind krahasuar me vitin 2021
Gjenden të vdekur një 27-vjeçar dhe një foshnje në Demiraj të Gjilanit