Prishtinë 28 Tetor 2025
Një grup prej 21 organizatash të shoqërisë civile i janë drejtuar me letër publike Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, duke kërkuar ndërhyrjen e saj për të shmangur një krizë të mundshme buxhetore dhe institucionale në vend, pas dështimit të formimit të Qeverisë së re.
Në letrën e publikuar më 28 tetor, organizatat shprehin shqetësimin e tyre për mungesën e marrëveshjes politike ndërmjet partive kryesore parlamentare dhe paralajmërojnë se vendi po shkon drejt zgjedhjeve të reja, pa miratimin e buxhetit të vitit 2026 dhe pa ratifikimin e Marrëveshjeve me Bashkimin Evropian për Planin e Rritjes.
“Vendi po shkon drejt zgjedhjeve të reja parlamentare. Në këto rrethana të ndjeshme për stabilitetin institucional dhe ekonomik të vendit, ndjejmë detyrimin qytetar e profesional që t’ju drejtohemi me shqetësimet tona mbi situatën aktuale dhe me disa propozime konkrete për tejkalimin e saj,” thuhet në letrën e përbashkët.
Organizatat paralajmërojnë se mosmiratimi i buxhetit para fundvitit mund të paralizojë pagesat për mësimdhënësit, mjekët, administratën publike dhe përfituesit e ndihmave sociale. Po ashtu, theksojnë se vonesat në ratifikimin e marrëveshjeve me BE-në po e pengojnë Kosovën të përfitojë fondet e parapara nga Plani i Rritjes.
Në këtë kontekst, ato i bëjnë thirrje Presidentes Osmani që të ndërmjetësojë një marrëveshje politike midis partive parlamentare për të siguruar funksionimin bazik të shtetit deri në zgjedhjet e reja.
“Ju bëjmë thirrje që të ndërmerrni iniciativë për ndërmjetësim politik, duke ftuar partitë parlamentare që të gjejnë një zgjidhje të përkohshme e funksionale për çështjen e buxhetit dhe marrëveshjeve në fjalë, para se të shpërbëhet Kuvendi aktual dhe vendi të shkojë në zgjedhje,” theksohet në letrën drejtuar Presidentes.
Ndër propozimet konkrete të organizatave janë që Qeveria në detyrë të dorëzojë në Kuvend projektligjin për buxhetin e vitit 2026, ose që Kuvendi aktual të votojë një zgjatje të buxhetit të tanishëm deri në fund të marsit të vitit të ardhshëm, për të garantuar stabilitetin financiar.

As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit
Mustafi: Shqiptarët e Luginës arritën mbi 27 mijë vota, rekord që nga viti 2000
Kuvendi mblidhet sot, në rend dite buxheti i vitit 2026 dhe Byroja për konfiskimin e pasurisë
Kamberi i hapur për bashkëpunim me Listën Studentore, por kërkon zgjidhje konkrete për shqiptarët
Memeti: Dy deputetë, mundësi më e madhe për përfaqësimin e shqiptarëve në Luginë
Çfarë e pret Listën Serbe dhe kuadrot e saj në Kosovë pas humbjes së Vuçiçit në zgjedhjet në Serbi?
Rusia e zhvendos luftën përtej frontit, sa e përgatitur është Kosova për kërcënimet hibride?
Dyshohet për vrasje të rëndë në Gjilan, arrestohet 65-vjeçari
Kurti: Eksporti është rritur për 27.5 për qind krahasuar me vitin 2021
Gjenden të vdekur një 27-vjeçar dhe një foshnje në Demiraj të Gjilanit