Prishtinë 24 Tetor 2025
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë vizitës së saj në Berlin, zhvilloi takime të ndara me deputetët gjermanë Johannes Volkmann dhe Roderich Kiesewetter, si dhe me Mark Speich, Sekretarin e Përgjithshëm të fondacionit Konrad Adenauer Stiftung.Në këto takime, Osmani dhe bashkëbiseduesit e saj diskutuan për forcimin e bashkëpunimit dypalësh ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë.“Ritheksova përkushtimin e Kosovës për partneritet edhe më të ngushtë me Gjermaninë, nga siguria dhe mbrojtja, te zhvillimi ekonomik e inovacioni”, ka shkruar Osmani në Facebook.Gjatë qëndrimit në Berlin, Osmani dha gjithashtu intervista për mediat ndërkombëtare Politico dhe Deutsche Welle, ku foli për zhvillimet e fundit në Kosovë dhe rajon.

Mjeku që shërbeu në luftë, pas 27 vitesh identifikohet përmes ADN-së
Rrjeti i BIA-s për SNS-në: Mbledhje votash dhe evidentim i kundërshtarëve në Kosovë
Kurti: Shëndeti mendor i fëmijëve të jetë pjesë e politikave shtetërore
Operacion i madh kundër narkotikëve, pesë të arrestuar dhe heroinë mbi gjysmë milioni euro
Pas identifikimit të tre viktimave të luftës, priten identifikime të tjera në ditët në vijim
Identifikohen mbetjet mortore edhe të personave nga “Grupi i Intelektualëve” të zhdukur gjatë luftës