Prishtinë 24 Tetor 2025
Kuvendi i Kosovës do të mblidhet të dielën në ora 10:00, ku pritet të votohet Qeveria e re e Republikës së Kosovës. Mandatari për formimin e Qeverisë, kryeministri në detyrë dhe lideri i Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti, aktualisht ka vetëm dy ditë kohë për të prezantuar përbërjen dhe programin e kabinetit para deputetëve.
Në zgjedhjet parlamentare të mbajtura më 9 shkurt 2025, Lëvizja Vetëvendosje doli partia më e madhe me 48 vende nga 120 sa ka Kuvendi i Kosovës, por që nuk mjaftojnë për shumicën prej të paktën 61 deputetësh të nevojshëm për të formuar qeverinë.
Mandatari Kurti ka shprehur përgatitjen për të qeverisur, por në negociata mbeten ende pikëpyetje për partnerë të mundshëm koalicioni.
Vendi gjendet në një bllokadë institucionale ku Kuvendi ka vonuar për muaj të tërë zgjedhjen e kryetarit, nënkryetarëve dhe përbërjes së plotë të parlamentit.
Nëse Kurti nuk siguron propozim qeverie me shumicën deri në orën 10:00 të së dielës, sipas Kushtetutës, presidentja do të ketë detyrë të emërojë mandatar të dytë për kryeministër brenda afatit prej 10 ditësh. Mandatari i ri më pas do të ketë 15 ditë për të propozuar qeverinë, por natyrisht nëse dëshmon se i ka numrat në Kuvend.
Nëse as kjo përpjekje nuk rezulton, Republika e Kosovës mund të shkojë drejt zgjedhjeve të reja parlamentare, të cilat presidentja duhet t’i shpallë brenda 45 ditësh pas konsultimeve me liderët e partive politike.

Identifikohen tri viktima nga varrezat në Zubin-Potok, i përkasin “Grupit të Intelektualëve”
Reagojnë familjarët e viktimave të luftës
Paraqiten katër kërkesa në protestën e organizuar nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së
Nis protesta në sheshin e Prishtinës, në mbështetje të ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës
Galica: Brovina ishte luftëtare e UÇK-së, ajo nuk u ndal as kur u burgos
“Jo në emrin tonë”, Këshilli i Ambasadorëve reagon pas aktgjykimit ndaj krerëve të UÇK-së
Jashari kërkon anëtarësimin e plotë të Kosovës në Kartën e Adriatikut A5
FSK-ja stërvitet bashkë me Amerikën, Kroacinë dhe Shqipërinë
Arrestohet 32-vjeçari, dyshohet se kërcënoi Donika Gërvallën