Prishtinë 24 Tetor 2025
Zyra e UNICEF-it në Kosovë dhe Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) kanë nënshkruar të premten një Memorandum Mirëkuptimi, duke hapur një kapitull të ri të bashkëpunimit në fushën e efiçiencës së energjisë, zhvillimit të shkathtësive të të rinjve dhe përdorimit të të dhënave për politika të qëndrueshme.
Ky partneritet synon të fuqizojë të rinjtë si aktorë aktivë të ndryshimit në tranzicionin e gjelbër, të nxisë sipërmarrjen dhe punësimin e gjelbër, si dhe të forcojë bazën e të dhënave për vendimmarrje të informuar dhe investime në kapitalin njerëzor.
Memorandumi ndërtohet mbi partneritetin global mes UNICEF-it dhe BERZH-it dhe krijon në Kosovë një kornizë bashkëpunimi ndërsektorial, ku qeveria, sektori privat, shoqëria civile dhe të rinjtë punojnë së bashku për zhvillim të qëndrueshëm.
“Kosova ka një potencial të jashtëzakonshëm rinor dhe është në një moment kyç për të lidhur fuqizimin e të rinjve me tranzicionin e gjelbër dhe politikat e bazuara në prova,” u theksua në nënshkrimin e marrëveshjes.
Ky bashkëpunim e vendos Kosovën në pararojë të Ballkanit Perëndimor në ndërlidhjen e politikave të të rinjve me investimet e qëndrueshme dhe objektivat klimatike.
“Kosova gjendet në një moment unik, me një popullatë të re në rritje, një strategji që avancon objektivat për klimën dhe eficiencen energjetike, dhe me një rritje të fuqizimit të të rinjve në tregun e punës dhe jetën qytetare. Përmes këtij partneriteti, Kosova bëhet pioniere në Ballkanin Perëndimor, duke treguar se si iniciativat e fokusuara tek të rinjtë dhe të bazuara në prova, të harmonizuara me kornizat e investimeve të gjelbra, mund të përshpejtojnë përparimin”, thuhet në njoftim.
Të dy institucionet do të monitorojnë progresin, do të angazhojnë partnerë të rinj dhe do të shpërndajnë rezultatet, me synimin që modelet e suksesshme të zbatohen edhe në vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor.

Identifikohen mbetjet mortore edhe të personave nga “Grupi i Intelektualëve” të zhdukur gjatë luftës
Aksion ndërkombëtar kundër mashtrimeve me investime, bastisen pesë lokacione në Kosovë – arrestohen tre persona
Lansohet Platforma e Identitetit Elektronik, Kurti: Hap i rëndësishëm drejt digjitalizimit
908 milionë euro të parapara për komunat në projektbuxhetin e vitit 2027
Dëshmitari në gjykatë: Pantiqi dhe Zariqi ishin të përfshirë në krimet në Istog
Koeficienti i pagave pritet të rritet në 120 euro nga korriku i vitit 2027, paralajmëron Kurti
Maqedonci në konferencën e sigurisë në Berlin, në fokus kërcënimi nga Rusia
Kosova mëson kundërshtarët në Ligën e Kombeve, e presin tri përballje interesante