Prishtinë 24 Tetor 2025
Një delegacion i shqiptarëve të Luginës së Preshevës i udhëhequr nga deputeti Shaip Kamberi, gjatë vizitës në Shtetet e Bashkuara, kanë zhvilluar një takim pune me Kongresmenin Keith Self, kryetar i Nënkomitetit për Evropën në Komisionin për Punë të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve.
Në takimin e mbajtur në Dallas, Shaip Kamberi ka ngritur shqetësimet për gjendjen e shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, duke theksuar se diskriminimi sistematik, militarizimi i zonës dhe pasivizimi i adresave po rrezikojnë ekzistencën e tyre politike dhe shoqërore në Serbi.
“Pozita e shqiptarëve në Luginë mbetet e vështirë. Serbia nuk po zbaton marrëveshjet e nënshkruara që nga Marrëveshja Kornizë e vitit 2001. Ndërkohë, pasivizimi i adresave po përdoret si mjet administrativ për fshirjen e shqiptarëve nga regjistrat civilë”, ka theksuar Kamberi.
Ai ka kërkuar angazhim më intensiv të SHBA-së në mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve, përmes monitorimit të situatës dhe mbështetjes institucionale, duke shtuar se “të njëjtat standarde që Serbia kërkon për serbët në Kosovë duhet të zbatohen edhe për shqiptarët në Serbi”.
Kamberi ka falënderuar kongresmenin amerikan për hapjen dhe mirëkuptimin e treguar ndaj çështjes së Luginës, duke theksuar se avokimi për barazi dhe drejtësi do të vazhdojë në bashkëpunim të ngushtë me partnerët amerikanë.

As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit
Mustafi: Shqiptarët e Luginës arritën mbi 27 mijë vota, rekord që nga viti 2000
Kuvendi mblidhet sot, në rend dite buxheti i vitit 2026 dhe Byroja për konfiskimin e pasurisë
Kamberi i hapur për bashkëpunim me Listën Studentore, por kërkon zgjidhje konkrete për shqiptarët
Memeti: Dy deputetë, mundësi më e madhe për përfaqësimin e shqiptarëve në Luginë
Çfarë e pret Listën Serbe dhe kuadrot e saj në Kosovë pas humbjes së Vuçiçit në zgjedhjet në Serbi?
Rusia e zhvendos luftën përtej frontit, sa e përgatitur është Kosova për kërcënimet hibride?
Dyshohet për vrasje të rëndë në Gjilan, arrestohet 65-vjeçari
Kurti: Eksporti është rritur për 27.5 për qind krahasuar me vitin 2021
Gjenden të vdekur një 27-vjeçar dhe një foshnje në Demiraj të Gjilanit