Prishtinë 24 Tetor 2025
Ministrja e Jashtme e Shqipërisë, Elisa Spiropali, ka falënderuar Shtetin e Izraelit për njohjen e Kosovës.Këto komente, Spiropali i bëri gjatë vizitës së saj zyrtare që po i bën shtetit izraelit, ku u prit në takim nga homologu i saj, Gideon Sa’ar.Pasi e falënderoi atë për njohjen e Kosovës, Ministrja shtoi: “Shpresojmë t’i shohim të dy vendet duke thelluar marrëdhëniet mes tyre”.Spiropali u ndal edhe te marrëveshja e paqes dhe plani i Presidentit Amerikan që i hap rrugën një kapitulli të ri të sigurisë, paqes e stabilitetit në rajon.
“Të udhëhequr nga i njëjti angazhim për paqen, ne besojmë fuqimisht se plani 20-pikësh i paqes, i Presidentit Donald Trump ka potencialin për të sjellë stabilitet të qëndrueshëm dhe për të nxitur bashkëjetesën paqësore midis izraelitëve dhe palestinezëve. Le të shënojë ky moment një kapitull të ri – jo vetëm për Izraelin, por për të gjithë rajonin”, tha Spiropali.Ajo rikujtoi edhe atë që e quan trashëgimi morale dhe historike të popullit shqiptar, shpëtimin e hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore.“Të udhëhequr nga kodi ynë i përjetshëm i ndershmërisë, Besa, premtimi për të mbrojtur ata në nevojë, ne strehuam çdo familje hebraike që gjeti strehë midis nesh! Shqipëria u bë vendi i vetëm në Evropë ku popullsia hebraike u rrit gjatë Holokaustit. Kjo nuk është vetëm histori, është një trashëgimi e njerëzimit që jeton brenda nesh edhe sot. Ne e nderojmë dhe e ruajmë ende këtë trashëgimi”, deklaroi kryediplomatja shqiptare.Për ministren e Jashtme, marrëdhënia mes Shqipërisë dhe Izraelit po shtrihet dhe thellohet në disa fusha si inovacioni, shëndetësia, arsimi, turizmi dhe bujqësia.“Jemi krenarë që mësojmë nga përsosmëria e Izraelit në teknologji dhe shkencë. Jam krenare të paraqes potencialin në rritje të Shqipërisë, e pozicionuar midis Evropës dhe Mesdheut”, tha Spiropali.Të dy Ministrat e Jashtëm nënshkruan një memorandum bashkëpunimi me fokus diplomacinë publike dhe trajnimin e diplomatëve të rinj.Spiropali u prit gjithashtu nga Kryetari i Kuvendit të Izraelit, Amir Ohana, me të cilin rikonfirmoi mbështetjen ndaj proceseve që rrisin stabilitetin në rajon.“Le të vazhdojmë të ndërtojmë më shumë ura, më shumë partneritete dhe më shumë mundësi për të rinjtë tanë, novatorët tanë, artistët tanë, sipërmarrësit tanë dhe popujt tanë”, tha Spiropali.

As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit
Mustafi: Shqiptarët e Luginës arritën mbi 27 mijë vota, rekord që nga viti 2000
Kuvendi mblidhet sot, në rend dite buxheti i vitit 2026 dhe Byroja për konfiskimin e pasurisë
Kamberi i hapur për bashkëpunim me Listën Studentore, por kërkon zgjidhje konkrete për shqiptarët
Memeti: Dy deputetë, mundësi më e madhe për përfaqësimin e shqiptarëve në Luginë
Çfarë e pret Listën Serbe dhe kuadrot e saj në Kosovë pas humbjes së Vuçiçit në zgjedhjet në Serbi?
Rusia e zhvendos luftën përtej frontit, sa e përgatitur është Kosova për kërcënimet hibride?
Dyshohet për vrasje të rëndë në Gjilan, arrestohet 65-vjeçari
Kurti: Eksporti është rritur për 27.5 për qind krahasuar me vitin 2021
Gjenden të vdekur një 27-vjeçar dhe një foshnje në Demiraj të Gjilanit