Prishtinë, 23 tetor 2025
Profesori i së drejtës kushtetuese, Mazllum Baraliu, ka vlerësuar se kërkesa e dorëzuar nga Lista Serbe në Gjykatën Kushtetuese lidhur me zgjedhjen e nënkryetarit të Kuvendit nga radhët e komunitetit serb duhet të refuzohet si e papranueshme.
Ai ka theksuar se një vendim ndryshe do të rrezikonte funksionimin institucional të Kosovës dhe do të krijonte pasoja të pariparueshme për shtetin.
Baraliu ka thënë se Gjykata Kushtetuese duhet të marrë një vendim të shpejtë dhe të qartë, duke e konsideruar këtë moment si shumë të ndjeshëm për procesin e formimit të institucioneve të reja të vendit.
“GJK do të duhej ta analizonte, siç është deklaruar, pikërisht tash së voni se janë duke e analizuar parashtresën e subjektit politike Lista Serbe. Por,ajo çfarë do të duhej të ishte përgjigja e kësaj gjykate mendoj është shume vitale për interesat e shtetit dhe momentin politik dhe aktualitetin që kemi, obligimet që ka shteti në funksion të përmbylljes së formimit të institucioneve, në këtë rast të qeverisë. Do të duhej ta refuzonte kërkesën si të papranueshme”.

As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit
Mustafi: Shqiptarët e Luginës arritën mbi 27 mijë vota, rekord që nga viti 2000
Kuvendi mblidhet sot, në rend dite buxheti i vitit 2026 dhe Byroja për konfiskimin e pasurisë
Kamberi i hapur për bashkëpunim me Listën Studentore, por kërkon zgjidhje konkrete për shqiptarët
Memeti: Dy deputetë, mundësi më e madhe për përfaqësimin e shqiptarëve në Luginë
Çfarë e pret Listën Serbe dhe kuadrot e saj në Kosovë pas humbjes së Vuçiçit në zgjedhjet në Serbi?
Rusia e zhvendos luftën përtej frontit, sa e përgatitur është Kosova për kërcënimet hibride?
Dyshohet për vrasje të rëndë në Gjilan, arrestohet 65-vjeçari
Kurti: Eksporti është rritur për 27.5 për qind krahasuar me vitin 2021
Gjenden të vdekur një 27-vjeçar dhe një foshnje në Demiraj të Gjilanit