Prishtinë 23 Tetor 2025
Presidentja e shtetit, Vjosa Osmani, gjatë fjalimit të saj në Universitetin e Berlinit, tha se Serbia, dora e zgjatur e Rusisë, vazhdimisht përpiqet ta dëmtojë sovranitetin e Kosovës, përmes destabilizimit, dezinformimit dhe duke përkrahur grupet terroriste kriminale.Por, tha ajo, Kosova nuk frikësohet. Përgjigjja ndaj agresorit që maskohet si paçebërës, sipas Osmanit, është të kesh aleanca të forta.“Kosova nuk do të frikësohet. E dimë se si veprojnë agresorët, çfarë mund të bëjnë dhe çfarë do të bëjnë nëse nuk i ndalim ne së bashku. Përfundimisht përgjigjja ndaj dhunës është sundimi i së drejtës, përgjigjja ndaj propagandës është e vërteta, përgjigja ndaj frikës është guximi i përbashkët e i ringjallur, e më me rëndësi, përgjigjja ndaj agresorit që maskohet si paçebërës është të kesh aleanca të forta. Vetëm aleanca e demokracive mund të kthejë prapa ata që synojnë të na kthejnë neve prapa”, vijoi Osmani.Tutje, Osmani para audiencës në fjalimin e saj me temën ,”Mbrojtja e Demokracisë në Shekullin e 21-të: Mësime nga Republika më e Re e Evropës”, tha se nga përvoja kanë mësuar tri mësime për mbrojtjen e demokracisë.“Mësimi i parë është që, liria nuk guxon të merret si e mirëqenë. Evropa e ka mësuar këtë shumë herë më parë. Liria duhet të mbrohet çdo ditë, do të thotë përbashkim kundër agresorëve”, tha Osmani.Mësimi i dytë, sipas presidentes së Kosovës, është se nuk mund të ketë paqe pa drejtësi.

As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit
Mustafi: Shqiptarët e Luginës arritën mbi 27 mijë vota, rekord që nga viti 2000
Kuvendi mblidhet sot, në rend dite buxheti i vitit 2026 dhe Byroja për konfiskimin e pasurisë
Kamberi i hapur për bashkëpunim me Listën Studentore, por kërkon zgjidhje konkrete për shqiptarët
Memeti: Dy deputetë, mundësi më e madhe për përfaqësimin e shqiptarëve në Luginë
Çfarë e pret Listën Serbe dhe kuadrot e saj në Kosovë pas humbjes së Vuçiçit në zgjedhjet në Serbi?
Rusia e zhvendos luftën përtej frontit, sa e përgatitur është Kosova për kërcënimet hibride?
Dyshohet për vrasje të rëndë në Gjilan, arrestohet 65-vjeçari
Kurti: Eksporti është rritur për 27.5 për qind krahasuar me vitin 2021
Gjenden të vdekur një 27-vjeçar dhe një foshnje në Demiraj të Gjilanit