Prishtinë 23 Tetor 2025
Komandanti i KFOR-it, Ozkan Ulutash, ka zhvilluar një ditë më parë takim me emisarin special të BE-së për dialogun, Kosovë-Serbi, Peter Sorensen si dhe shefin e misionit të EULEX-it në Kosovë, Giovanni Pietro Barbano.
Sipas njoftimit të shpërndarë sot nga misioni i KFOR-it, bëhet e ditur se takimi i kësaj tresheje është përqendruar në situatën e sigurisë, stabilitetin rajonal e dialogun.“Takimi u përqendrua në situatën e sigurisë në Kosovë, stabilitetin rajonal dhe mbështetjen e vazhdueshme të KFOR-it për dialogun e lehtësuar nga BE-ja midis Beogradit dhe Prishtinës”, thuhet në njoftimin e KFOR-it për këtë takim.Tutje, bëhet e ditur se komandanti i KFOR-it, Ulutash ka nënvizuar angazhimin e misionit që drejton, për bashkëpunim të vazhdueshëm me BE-në e partnerë të tjerë.“Gjeneral Major Ulutash nënvizoi angazhimin e KFOR-it ndaj misionit të tij të mandatuar nga OKB-ja dhe ndaj bashkëpunimit të tij të vazhdueshëm me Bashkimin Evropian dhe partnerë të tjerë. Vizita nënvizoi angazhimin e gjatë dhe të palëkundur të NATO-s dhe BE-së për të punuar së bashku për të konsoliduar një mjedis të qëndrueshëm dhe të sigurt për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe stabilitetin rajonal”, thuhet tutje në njoftim.KFOR-i ripërsëritë se vazhdon të zbatojë mandatin e tij, bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999, “për të kontribuar në një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme”, thuhet në njoftim për këtë takim mes komandantit të KFOR-it, Ulutash, me emisarin special të BE-së, Sorensen dhe shefin e EULEX-it, Barbano.

As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit
Mustafi: Shqiptarët e Luginës arritën mbi 27 mijë vota, rekord që nga viti 2000
Kuvendi mblidhet sot, në rend dite buxheti i vitit 2026 dhe Byroja për konfiskimin e pasurisë
Kamberi i hapur për bashkëpunim me Listën Studentore, por kërkon zgjidhje konkrete për shqiptarët
Memeti: Dy deputetë, mundësi më e madhe për përfaqësimin e shqiptarëve në Luginë
Çfarë e pret Listën Serbe dhe kuadrot e saj në Kosovë pas humbjes së Vuçiçit në zgjedhjet në Serbi?
Rusia e zhvendos luftën përtej frontit, sa e përgatitur është Kosova për kërcënimet hibride?
Dyshohet për vrasje të rëndë në Gjilan, arrestohet 65-vjeçari
Kurti: Eksporti është rritur për 27.5 për qind krahasuar me vitin 2021
Gjenden të vdekur një 27-vjeçar dhe një foshnje në Demiraj të Gjilanit