Prishtinë 23 Tetor 2025
Në shënimin e 25-vjetorit të Agjendës për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në Prishtinë delegacionin e Bordit Këshillues të Qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar të Iniciativës për Parandalimin e Dhunës Seksuale gjatë luftës.
Delegacioni përbëhej nga të mbijetuar të dhunës seksuale nga vende të ndryshme të botës, të cilët ndanë historitë e tyre mbi dhimbjen, forcën dhe rrugëtimin drejt tejkalimit të traumës. “Takimi u shndërrua në një hapësirë frymëzimi, diskutimi dhe shkëmbimi idesh të reja për bashkëpunim ndërkombëtar në mbështetje të të mbijetuarve”, njofton zyra për informim e Presidencës.
Osmani tha se zëri i të mbijetuarve të dhunës seksuale është thelbësor për hartimin e politikave të qëndrueshme dhe efektive, që synojnë sigurimin e mirëqenies së plotë dhe drejtësisë për të gjithë.

Identifikohen mbetjet mortore edhe të personave nga “Grupi i Intelektualëve” të zhdukur gjatë luftës
Aksion ndërkombëtar kundër mashtrimeve me investime, bastisen pesë lokacione në Kosovë – arrestohen tre persona
Lansohet Platforma e Identitetit Elektronik, Kurti: Hap i rëndësishëm drejt digjitalizimit
908 milionë euro të parapara për komunat në projektbuxhetin e vitit 2027
Dëshmitari në gjykatë: Pantiqi dhe Zariqi ishin të përfshirë në krimet në Istog
Koeficienti i pagave pritet të rritet në 120 euro nga korriku i vitit 2027, paralajmëron Kurti
Maqedonci në konferencën e sigurisë në Berlin, në fokus kërcënimi nga Rusia
Kosova mëson kundërshtarët në Ligën e Kombeve, e presin tri përballje interesante