Prishtinë, 23 tetor 2025
Një nga heronjtë më të njohur kombëtarë shqiptarë, Isa Boletini, do të nderohet me emërtimin e rrugës FDR Boardëalk në South Beach, Staten Island të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, e cila do të mbahet më 30 nëntor 2025, në përvjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, ndërsa nikoqir i ngjarjes do të jetë anëtari i Këshillit të Qytetit të Nju Jorkut, David Carr.
Sipas letrës që kongresmenja Nicole Melioitakis i ka dërguar ministrit të Bujqësisë së Kosovës, Faton Pecit, kjo ngjarje do të nderojë trashëgiminë e Isë Boletinit dhe kontributin që shqiptarët dhe komuniteti shqiptaro-amerikan kanë dhënë qytetit dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
“Jemi mirënjohës për miqësinë e qëndrueshme mes Shteteve të Bashkuara dhe Kosovës dhe mezi presim këtë moment të krenarisë së përbashkët”, theksoi Melioitakis në letër.
Ceremonia do të bashkojë përfaqësues të Qeverisë së Kosovës, komunitetin shqiptar në SHBA dhe shumë admirues të Isa Boletinit, emri i të cilit simbolizon luftën për liri dhe unitet kombëtar të shqiptarëve. Ky akt shihet si një dëshmi tjetër e lidhjeve të forta midis Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, si dhe e rëndësisë së diasporës në forcimin e lidhjeve kulturore dhe historike midis dy popujve.

Mjeku që shërbeu në luftë, pas 27 vitesh identifikohet përmes ADN-së
Rrjeti i BIA-s për SNS-në: Mbledhje votash dhe evidentim i kundërshtarëve në Kosovë
Kurti: Shëndeti mendor i fëmijëve të jetë pjesë e politikave shtetërore
Operacion i madh kundër narkotikëve, pesë të arrestuar dhe heroinë mbi gjysmë milioni euro
Pas identifikimit të tre viktimave të luftës, priten identifikime të tjera në ditët në vijim
Identifikohen mbetjet mortore edhe të personave nga “Grupi i Intelektualëve” të zhdukur gjatë luftës