Prishtinë 22 Tetor 2025
Kosova është bërë vendi i parë në rajon që ka konfirmuar publikisht se po shqyrton mundësinë e ndërtimit të qendrave për kthimin e azilkërkuesve të refuzuar nga Mbretëria e Bashkuar.
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, tha se Kosova “dëshiron të ndihmojë” Britaninë në luftën kundër emigracionit të paligjshëm, në këmbim të mbështetjes për forcimin e sigurisë përballë kërcënimeve nga Serbia dhe Rusia.
Në prag të samitit të liderëve të Ballkanit Perëndimor që do të mbahet të mërkurën në Londër, Kurti konfirmoi për gazetën britanike The Times se zyrtarë të Kosovës dhe Britanisë së Madhe po zhvillojnë bisedime për këtë çështje.
“Ne duam ta ndihmojmë Britaninë. E shohim këtë si detyrim miqësor dhe politik. Edhe pse kemi kapacitete të kufizuara, jemi të gatshëm të kontribuojmë”, ka deklaruar ai.
Tri shtete të tjera të rajonit — Shqipëria, Mali i Zi dhe Bosnja e Hercegovina — kanë refuzuar ofertën britanike për ngritjen e qendrave të tilla. Kryeministri shqiptar, Edi Rama, përsëriti se “asnjëherë në Shqipëri” nuk do të pranohej një marrëveshje e tillë, ndërsa homologu malazez, Milojko Spajiq, tha se Mali i Zi “nuk është pjesë e rrugës së kontrabandës së emigrantëve në Ballkan”.
Mbretëria e Bashkuar po kërkon partnerë në Ballkan si pjesë e përpjekjeve për të frenuar kalimet e paligjshme përmes Kanalit të La Manche, ku vetëm këtë vit janë regjistruar rreth 37 mijë emigrantë — një rritje prej 30 për qind krahasuar me vitin e kaluar.

Identifikohen mbetjet mortore edhe të personave nga “Grupi i Intelektualëve” të zhdukur gjatë luftës
Aksion ndërkombëtar kundër mashtrimeve me investime, bastisen pesë lokacione në Kosovë – arrestohen tre persona
Lansohet Platforma e Identitetit Elektronik, Kurti: Hap i rëndësishëm drejt digjitalizimit
908 milionë euro të parapara për komunat në projektbuxhetin e vitit 2027
Dëshmitari në gjykatë: Pantiqi dhe Zariqi ishin të përfshirë në krimet në Istog
Koeficienti i pagave pritet të rritet në 120 euro nga korriku i vitit 2027, paralajmëron Kurti
Maqedonci në konferencën e sigurisë në Berlin, në fokus kërcënimi nga Rusia
Kosova mëson kundërshtarët në Ligën e Kombeve, e presin tri përballje interesante