Prishtinë, 22 tetor 2025
Sot në Londër, Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar do të jetë mikpritëse e samit të radhës të Procesit të Berlinit që organizohet me vendet e Ballkanit Perëndimor.
Procesi i Berlinit është një platformë ndërkombëtare që bashkon qeveritë e vendeve të Ballkanit Perëndimor, së bashku me partnerë të tjerë evropianë.
Qëllimi i tij është të rrisë bashkëpunimin rajonal, të mbështesë zhvillimin ekonomik dhe të përshpejtojë përpjekjet për një përafrim më të ngushtë me Bashkimin Evropian në Ballkanin Perëndimor.
Kosovën në këtë samit do ta përfaqësojë kryeministri në detyrë Albin Kurti.
Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, do të marrë pjesë në Samitin e radhës të Procesit të Berlinit. Gjatë qëndrimit në Londër, kryeministri Kurti do të ketë edhe takime bilaterale, si dhe do të marrë pjesë në ngjarjet e organizuara në kuadër të samitit.
Kurti, dje mirëprit në Institutin Mbretëror të Shërbimeve të Bashkuara në Britani, ku mbajti fjalë hyrëse dhe diskutoi mbi sigurinë, zhvillimin dhe solidaritetin me Ukrainën.
Po ashtu Kurti, në Mbretërinë e Bashkuar pati takim me mërgatën shqiptare në Londër.

As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit
Mustafi: Shqiptarët e Luginës arritën mbi 27 mijë vota, rekord që nga viti 2000
Kuvendi mblidhet sot, në rend dite buxheti i vitit 2026 dhe Byroja për konfiskimin e pasurisë
Kamberi i hapur për bashkëpunim me Listën Studentore, por kërkon zgjidhje konkrete për shqiptarët
Memeti: Dy deputetë, mundësi më e madhe për përfaqësimin e shqiptarëve në Luginë
Çfarë e pret Listën Serbe dhe kuadrot e saj në Kosovë pas humbjes së Vuçiçit në zgjedhjet në Serbi?
Rusia e zhvendos luftën përtej frontit, sa e përgatitur është Kosova për kërcënimet hibride?
Dyshohet për vrasje të rëndë në Gjilan, arrestohet 65-vjeçari
Kurti: Eksporti është rritur për 27.5 për qind krahasuar me vitin 2021
Gjenden të vdekur një 27-vjeçar dhe një foshnje në Demiraj të Gjilanit