Prishtinë, 21 tetor 2025
Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, në takim me komandantin e KFOR-it në Kosovë, Gjeneral Major Özkan Ulutaş, ku është diskutuar situata e përgjithshme e sigurisë në vend, ka shprehur gatishmërinë e plotë të ministrisë që drejton për bashkëpunim të vazhdueshëm dhe të ngushtë në funksion të paqes, stabilitetit dhe sigurisë në Republikën e Kosovës.
“Gjatë takimit diskutuam për situatën e përgjithshme të sigurisë në vend dhe rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve tona dhe KFOR-it.
Gjeneral Majorit Özkan Ulutaş i shpreha urimet më të sinqerta për fillimin e mandatit të tij të dytë si Komandant i KFOR-it në Kosovë, duke theksuar gatishmërinë e plotë të Ministrisë së Punëve të Brendshme për bashkëpunim të vazhdueshëm dhe të ngushtë në funksion të paqes, stabilitetit dhe sigurisë në Republikën e Kosovës”, ka njoftuar Sveçla.

Identifikohen mbetjet mortore edhe të personave nga “Grupi i Intelektualëve” të zhdukur gjatë luftës
Aksion ndërkombëtar kundër mashtrimeve me investime, bastisen pesë lokacione në Kosovë – arrestohen tre persona
Lansohet Platforma e Identitetit Elektronik, Kurti: Hap i rëndësishëm drejt digjitalizimit
908 milionë euro të parapara për komunat në projektbuxhetin e vitit 2027
Dëshmitari në gjykatë: Pantiqi dhe Zariqi ishin të përfshirë në krimet në Istog
Koeficienti i pagave pritet të rritet në 120 euro nga korriku i vitit 2027, paralajmëron Kurti
Maqedonci në konferencën e sigurisë në Berlin, në fokus kërcënimi nga Rusia
Kosova mëson kundërshtarët në Ligën e Kombeve, e presin tri përballje interesante