Prishtinë 21 Tetor 2025
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, e nisi qëndrimin e tij në Mbretërinë e Bashkuar mbrëmë përmes takimit me mërgatën shqiptare në Londër.
Ai shprehu se partneriteti i Kosovës me Mbretërinë e Bashkuar është ndërtuar mbi shtylla si bashkëpunimi në mbrojtje dhe siguri, zhvillimin ekonomik dhe diplomacinë. Shtoi se ky partneritet forcon lidhjet tona dypalëshe, nxit shkëmbimin e njohurive dhe kontribuon në paqe, stabilitet e mirëqenie të ndërsjellë.
Në vijim, kryeministri foli rreth të arriturave të qeverisë përgjatë këtij mandati të ndërlidhura me bashkëpunimin me Britaninë e Madhe, duke veçuar investimet në fushat e mbrojtjes dhe sigurisë, katërfishimi i buxhetit të mbrojtjes, trajnimet e anëtarëve të FSK-së, dhe pajisja me sisteme të reja; rritja ekonomike me mesatare prej 6%, gjersa janë rritur të hyrat buxhetore, janë mbështetur qytetarët dhe ndërmarrësit prodhues e forcuar lidhjet tregtare dhe investimet nga Mbretëria e Bashkuar.
Kryeministri theksoi rëndësinë e diasporës sonë, krahas përkrahjes dhe vëmendjes së qeverisë ndaj mërgimtarëve tanë. Përmes programit Citizen Diplomacy Fellowship po sjellim profesionistë të rinj nga diaspora në sektorin publik, duke ju mundësuar të kontribuojnë me ekspertizë dhe të formësojnë të ardhmen e Kosovës përmes angazhimit profesional dhe qytetar, ndërsa me lansimin e Dritares së Investimeve të Diasporës, pjesë e Fondit të Garancisë Kreditore, i mundësojmë diasporës të marrin kredi investimi pa kolateral, duke sjellë idetë dhe përvojën e biznesit të tyre në atdhe dhe duke ndihmuar në këtë mënyrë rritjen ekonomike të Kosovës.

Mjeku që shërbeu në luftë, pas 27 vitesh identifikohet përmes ADN-së
Rrjeti i BIA-s për SNS-në: Mbledhje votash dhe evidentim i kundërshtarëve në Kosovë
Kurti: Shëndeti mendor i fëmijëve të jetë pjesë e politikave shtetërore
Operacion i madh kundër narkotikëve, pesë të arrestuar dhe heroinë mbi gjysmë milioni euro
Pas identifikimit të tre viktimave të luftës, priten identifikime të tjera në ditët në vijim
Identifikohen mbetjet mortore edhe të personave nga “Grupi i Intelektualëve” të zhdukur gjatë luftës