Prishtinë, 19 tetor 2025
Tre ushtarë zviceranë me prejardhje shqiptare janë dekoruar nga Ushtria e Zvicrës për një akt trimërie dhe humanizmi që rezultoi me shpëtimin e jetës së një gruaje.
Albin Ukzmaili, Harbin Hasani dhe Edmir Rafshi treguan gatishmëri të lartë, profesionalizëm dhe humanitet, kur një grua u rrëzua pranë kazermës ku ata shërbenin. Pa humbur kohë, ushtarët i ofruan ndihmën e parë, duke filluar menjëherë me masazhin kardiak dhe duke u ndërruar për të mbajtur ritmin e duhur të ruajtjes së jetës.
Përveç ndërhyrjes së shpejtë, ata menjëherë njoftuan policinë dhe shërbimet e shpëtimit, të cilat arritën në vendngjarje dhe e transportuan gruan në spital. Falë reagimit të shpejtë dhe të koordinuar të tre ushtarëve, gjendja e pacientes u stabilizua në kohë.
Ky akt trimërie nuk kaloi pa u vënë re. Ushtria zvicerane i ka dekoruar zyrtarisht ushtarët për ndërhyrjen e tyre jetike dhe kontributin në shpëtimin e jetës së një qytetareje.

Identifikohen mbetjet mortore edhe të personave nga “Grupi i Intelektualëve” të zhdukur gjatë luftës
Aksion ndërkombëtar kundër mashtrimeve me investime, bastisen pesë lokacione në Kosovë – arrestohen tre persona
Lansohet Platforma e Identitetit Elektronik, Kurti: Hap i rëndësishëm drejt digjitalizimit
908 milionë euro të parapara për komunat në projektbuxhetin e vitit 2027
Dëshmitari në gjykatë: Pantiqi dhe Zariqi ishin të përfshirë në krimet në Istog
Koeficienti i pagave pritet të rritet në 120 euro nga korriku i vitit 2027, paralajmëron Kurti
Maqedonci në konferencën e sigurisë në Berlin, në fokus kërcënimi nga Rusia
Kosova mëson kundërshtarët në Ligën e Kombeve, e presin tri përballje interesante