Prishtinë, 19 tetor 2025
Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës (BQK), Ahmet Ismaili, deklaroi se Kosova po dëshmon qëndrueshmëri ekonomike dhe stabilitet financiar, falë koordinimit të suksesshëm të politikave fiskale dhe makroprudenciale.
Këtë deklaratë Ismaili e bëri gjatë fjalës së tij në Forumin e FMN-së për Perspektivën Ekonomike Rajonale për Evropën (REO), i mbajtur në kuadër të Takimeve Vjetore 2025 të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe Bankës Botërore në Washington D.C,
Guvernatori Ismaili theksoi se Kosova renditet me normën më të lartë të rritjes ekonomike në Ballkanin Perëndimor, sipas projeksioneve të fundit të FMN-së.
“Suksesi ynë ekonomik është rezultat i politikave të koordinuara mirë, përkushtimit institucional dhe bashkëpunimit të ngushtë me partnerët ndërkombëtarë, përfshirë FMN-në”, u shpreh Guvernatori Ismaili, duke shtuar se Kosova mbetet e përkushtuar ndaj reformave që sigurojnë rritje të qëndrueshme dhe stabilitet afatgjatë.
Ai paralajmëroi se pasiguritë globale dhe sfidat strukturore kërkojnë kujdes të vazhdueshëm, ndërsa theksoi rëndësinë e bashkëpunimit rajonal dhe koordinimit të politikave ekonomike për përballimin me sukses të tyre.
Në diskutim u vlerësua mbështetja e Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor, përmes Planit të Rritjes, përfshirjes në procesin SEPA dhe investimeve infrastrukturore në sistemin e pagesave, të cilat, sipas Guvernatorit, “janë thelbësore për konvergjencën rajonale dhe integrimin evropian të tregjeve financiare.”
Në përmbyllje, Guvernatori Ismaili tha se bashkëpunimi dhe qasja kolektive ndaj sfidave janë kyçe për zbatimin e suksesshëm të politikave të rekomanduara nga FMN-ja, duke rikonfirmuar përkushtimin e BQK-së për të kontribuar në forumet ndërkombëtare dhe për të promovuar arritjet e Kosovës në arenën globale.

Identifikohen mbetjet mortore edhe të personave nga “Grupi i Intelektualëve” të zhdukur gjatë luftës
Aksion ndërkombëtar kundër mashtrimeve me investime, bastisen pesë lokacione në Kosovë – arrestohen tre persona
Lansohet Platforma e Identitetit Elektronik, Kurti: Hap i rëndësishëm drejt digjitalizimit
908 milionë euro të parapara për komunat në projektbuxhetin e vitit 2027
Dëshmitari në gjykatë: Pantiqi dhe Zariqi ishin të përfshirë në krimet në Istog
Koeficienti i pagave pritet të rritet në 120 euro nga korriku i vitit 2027, paralajmëron Kurti
Maqedonci në konferencën e sigurisë në Berlin, në fokus kërcënimi nga Rusia
Kosova mëson kundërshtarët në Ligën e Kombeve, e presin tri përballje interesante