Prishtinë 18 Tetor 2025
Në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes (KDS) në Ferizaj, kanë përfunduar me sukses “Kursi për Staf të Betejës” dhe “Kursi për Rreshter të Drillit”, të organizuar dhe realizuar nga Ekipet e Organizatës për Menaxhimin e Trajnimit dhe Asistencë të Sigurisë të Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SATMO).
Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, vlerësoi rëndësinë e këtyre trajnimeve si një hap të rëndësishëm drejt profesionalizimit dhe ngritjes së kapaciteteve të FSK-së në përputhje me standardet e NATO-s.
“Në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes në Ferizaj (KDS) përfunduan “Kursi për Staf të Betejës” dhe “Kursi për Rreshter të Drillit” të organizuar dhe realizuar nga Ekipet e Organizatës për Menaxhimin e Trajnimit dhe Asistencë të Sigurisë të Ushtrisë së SHBA-ve (SATMO). Kursi i Stafit të Betejës ka mision kryesor zhvillimin Nënoficerëve të Stafit të FSK-së në Procesin e Vendimmarrjes Ushtarake (PVMU), zhvillimi i sinkronizimit të stafit në funksionet luftuese dhe avancimi i proceseve të komandimit dhe kontrollit për operacionet në nivel batalioni dhe brigade. Ndërsa “Kursi për Rreshter të Drillit” ka për qëllim të trajnojë dhe përgatisë pjesëtarë për instruktorë të drillit efektiv të cilët do jenë përgjegjës për transformimin e rekrutëve të rinj në ushtarë të disiplinuar, fizikisht të përgatitur dhe të aftë në taktika”, ka shkruar Maqedonci.

Identifikohen mbetjet mortore edhe të personave nga “Grupi i Intelektualëve” të zhdukur gjatë luftës
Aksion ndërkombëtar kundër mashtrimeve me investime, bastisen pesë lokacione në Kosovë – arrestohen tre persona
Lansohet Platforma e Identitetit Elektronik, Kurti: Hap i rëndësishëm drejt digjitalizimit
908 milionë euro të parapara për komunat në projektbuxhetin e vitit 2027
Dëshmitari në gjykatë: Pantiqi dhe Zariqi ishin të përfshirë në krimet në Istog
Koeficienti i pagave pritet të rritet në 120 euro nga korriku i vitit 2027, paralajmëron Kurti
Maqedonci në konferencën e sigurisë në Berlin, në fokus kërcënimi nga Rusia
Kosova mëson kundërshtarët në Ligën e Kombeve, e presin tri përballje interesante