Prishtinë, 9 tetor 2025
Ambasada e Britanisë në Kosovë ka uruar ekipin e FSK-së për fitimin e medaljes së Argjendtë në garën prestigjioze Cambrian Patrol në Uells.
Në urim thuhet se është krenari mbështetja e pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës në pjesëmarrjen në prestigjiozen Cambrian Patrol, një nga stërvitjet më të vështira ushtarake në botë.
Ambasada po ashtu ka deklaruar se mezi presin t’i shohin këta pjesëtarë të FSK-së që të rikthejnë përvojën e vlefshme dhe të vazhdojnë forcimin e kapaciteteve mbrojtëse të Kosovës.
Tutje thuhet se kjo ngjarje ndërkombëtare sfidon pjesëmarrësit mbi qëndrueshmërinë, lidershipin dhe aftësitë taktike në kushte ekstreme.
“Pjesëmarrja e ekipit të FSK-së pasqyron profesionalizmin dhe angazhimin e tyre në rritje për përsosmëri, dhe jemi të kënaqur kur i shohim ata të përfaqësojnë Kosovën në një skenë kaq kërkuese globale”, përfundon urimi.

Identifikohen mbetjet mortore edhe të personave nga “Grupi i Intelektualëve” të zhdukur gjatë luftës
Aksion ndërkombëtar kundër mashtrimeve me investime, bastisen pesë lokacione në Kosovë – arrestohen tre persona
Lansohet Platforma e Identitetit Elektronik, Kurti: Hap i rëndësishëm drejt digjitalizimit
908 milionë euro të parapara për komunat në projektbuxhetin e vitit 2027
Dëshmitari në gjykatë: Pantiqi dhe Zariqi ishin të përfshirë në krimet në Istog
Koeficienti i pagave pritet të rritet në 120 euro nga korriku i vitit 2027, paralajmëron Kurti
Maqedonci në konferencën e sigurisë në Berlin, në fokus kërcënimi nga Rusia
Kosova mëson kundërshtarët në Ligën e Kombeve, e presin tri përballje interesante