Prishtinë 9 Tetor 2025
Forca e Sigurisë së Kosovës ka shënuar një tjetër sukses ndërkombëtar, duke u dekoruar me Medaljen e Argjendtë në njërën nga garat më prestigjioze dhe më sfiduese ushtarake në botë — “Cambrian Patrol”, e cila organizohet çdo vit në Mbretërinë e Bashkuar.
Në këtë edicion morën pjesë 118 ekipe, përfshirë 35 ekipe ndërkombëtare nga 33 shtete të ndryshme, ndërsa ekipi përfaqësues i FSK-së nga Regjimenti i Dytë i Këmbësorisë i Komandës së Forcave Tokësore u vlerësua lart për profesionalizëm, disiplinë dhe përgatitje të shkëlqyer fizike e taktike.
Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka përgëzuar ekipin për këtë arritje, duke theksuar se ky sukses është dëshmi e përkushtimit dhe standardeve të larta që FSK po arrin në skenën ndërkombëtare.
“Pjesëmarrja dhe sukseset e vazhdueshme të FSK-së në gara ndërkombëtare si ‘Cambrian Patrol’ dëshmojnë nivelin e lartë profesional dhe gatishmërinë operacionale të forcës sonë. Ky është një tjetër shembull i punës së palodhshme të ushtarëve tanë”, është shprehur Maqedonci në një postim në Facebook.

Identifikohen mbetjet mortore edhe të personave nga “Grupi i Intelektualëve” të zhdukur gjatë luftës
Aksion ndërkombëtar kundër mashtrimeve me investime, bastisen pesë lokacione në Kosovë – arrestohen tre persona
Lansohet Platforma e Identitetit Elektronik, Kurti: Hap i rëndësishëm drejt digjitalizimit
908 milionë euro të parapara për komunat në projektbuxhetin e vitit 2027
Dëshmitari në gjykatë: Pantiqi dhe Zariqi ishin të përfshirë në krimet në Istog
Koeficienti i pagave pritet të rritet në 120 euro nga korriku i vitit 2027, paralajmëron Kurti
Maqedonci në konferencën e sigurisë në Berlin, në fokus kërcënimi nga Rusia
Kosova mëson kundërshtarët në Ligën e Kombeve, e presin tri përballje interesante