Prishtinë, 9 tetor 2025
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka konfirmuar arrestimin e Fatmir Shehollit, i dyshuar për veprën penale “Spiunazhi”. Arrestimi është kryer me urdhër të Prokurorisë Speciale dhe me asistencë të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë.
Në njoftimin zyrtar të Prokurorisë thuhet se arrestimi është rezultat i hetimeve disa mujore.
“Pas zhvillimit të hetimeve disa mujore, me urdhër të Prokurorisë Speciale të Kosovës, të enjten hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda në Policinë e Kosovës kanë arrestuar F.SH., nën dyshimet për veprën penale ‘Spiunazh’,” thuhet në komunikatë.
Sipas Prokurorisë, i dyshuari është arrestuar në rajonin e Prishtinës, ndërsa veprimet hetimore janë ndërmarrë në bashkëpunim me njësitet relevante të Policisë së Kosovës.
“I dyshuari F.SH. është arrestuar në regjionin e Prishtinës, nën dyshimin e bazuar se ka kryer veprën penale ‘Spiunazh’, nga neni 124 paragrafi 3 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Operacioni i arrestimit është kryer edhe me asistencë të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë,” thuhet më tej në njoftim.
Me aktvendim të Prokurorisë Speciale, i dyshuari është ndaluar për 48 orë. Në të njëjtën kohë, policia ka kryer bastisje në vendbanimin e tij me qëllim të sigurimit të provave të tjera materiale.
“Prokuroria Speciale e Kosovës, në bashkëpunim dhe koordinim me Policinë e Kosovës, është duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore, në përputhje me Kodin e Procedurës Penale dhe ligjet në fuqi. Publiku do të njoftohet në kohë për zhvillimet e mëtejshme,” përfundon njoftimi.

Identifikohen mbetjet mortore edhe të personave nga “Grupi i Intelektualëve” të zhdukur gjatë luftës
Aksion ndërkombëtar kundër mashtrimeve me investime, bastisen pesë lokacione në Kosovë – arrestohen tre persona
Lansohet Platforma e Identitetit Elektronik, Kurti: Hap i rëndësishëm drejt digjitalizimit
908 milionë euro të parapara për komunat në projektbuxhetin e vitit 2027
Dëshmitari në gjykatë: Pantiqi dhe Zariqi ishin të përfshirë në krimet në Istog
Koeficienti i pagave pritet të rritet në 120 euro nga korriku i vitit 2027, paralajmëron Kurti
Maqedonci në konferencën e sigurisë në Berlin, në fokus kërcënimi nga Rusia
Kosova mëson kundërshtarët në Ligën e Kombeve, e presin tri përballje interesante