Prishtinë, 9 tetor 2025
Numri i vizitorëve që kanë zgjedhur Kosovën si destinacion turistik gjatë muajit gusht 2025 ka shënuar rritje të ndjeshme krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, tregojnë të dhënat e publikuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës.
Sipas ASK-së, gjatë muajit gusht, në Kosovë kanë hyrë 92,544 vizitorë, që paraqet një rritje prej 20.3% krahasuar me gushtin e vitit 2024, kur ishin regjistruar 76,899 vizitorë.
Po ashtu, edhe numri i net qëndrimeve është rritur me 17.2%, duke reflektuar një interesim më të madh për qëndrime më të gjata në vend.
Nga ky numër, 33,059 vizitorë ishin vendas, me një rritje të lehtë prej 5.3%, ndërsa 59,485 ishin të huaj, çka përbën një rritje të theksuar prej 30.7% krahasuar me vitin paraprak.

Rrjeti i BIA-s për SNS-në: Mbledhje votash dhe evidentim i kundërshtarëve në Kosovë
Kurti: Shëndeti mendor i fëmijëve të jetë pjesë e politikave shtetërore
Operacion i madh kundër narkotikëve, pesë të arrestuar dhe heroinë mbi gjysmë milioni euro
Pas identifikimit të tre viktimave të luftës, priten identifikime të tjera në ditët në vijim
Identifikohen mbetjet mortore edhe të personave nga “Grupi i Intelektualëve” të zhdukur gjatë luftës
Aksion ndërkombëtar kundër mashtrimeve me investime, bastisen pesë lokacione në Kosovë – arrestohen tre persona
Demokratët marrin kontrollin e të dy dhomave të Kongresit amerikan, goditje politike për Trumpin