Mitrovicë 9 Tetor 2025
Sot Gjykatën Themelore të Mitrovicës, vazhdon seanca ndaj nënkryetarit të Listës Serbe dhe deputetit të Kuvendit të Kosovës, Sllavko Simiq, si dhe Urosh Vukashinoviqit për sulmin fizik kundër gazetarëve në protestën e 2023-s në Leposaviq, ku pati edhe shumë të lënduar.
Seanca e caktuar me 18 shator nuk i mbajt dhe ishte shtyrë për datën 9 tetor, për shkak të pretendimeve nga mbrojtja se nuk janë pranuar shkresat e nevojshme nga Prokuroria.
Sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, Sllavko Simiq dyshohet se ka nxitur protestuesit që t`i sulmojnë mediat, ndërsa Urosh Vukashinoviq është i dyshuar për pjesëmarrje aktive në dhunë.
Të dy të akuzuarit po përballen me akuza të rënda në lidhje me ngjarjet e datës 16 qershor 2023, kur gjatë një proteste në Leposaviq, gazetarët shqiptarë u sulmuan fizikisht dhe me mjete të forta nga turma e protestuesve.
Prokuroria e ngarkon Simiqin me veprën penale “Pjesëmarrje në turmë që kreu vepër penale dhe huliganizëm”, ndërsa Vukashinoviqin me “Sulm” dhe të njëjtën vepër penale të turmës. Gjatë incidentit, dy gazetarë kanë pësuar lëndime të rënda trupore nga goditjet me grushte, shqelma, tulla, bojë dhe mjete të tjera.
Shtyrja e seancës erdhi pasi avokatët e të akuzuarve pretenduan se shkresat nuk ishin pranuar plotësisht ose fare.
Pritet që për seancën të ftohen edhe gazetarët.

908 milionë euro të parapara për komunat në projektbuxhetin e vitit 2027
Dëshmitari në gjykatë: Pantiqi dhe Zariqi ishin të përfshirë në krimet në Istog
Koeficienti i pagave pritet të rritet në 120 euro nga korriku i vitit 2027, paralajmëron Kurti
Pantiqi merret në pyetje nga Prokuroria për rastin e Ukshin Hotit
Dogana e Kosovës arkëton 186.6 milionë euro të hyra gjatë tetorit
Pantiq e Zariq dalin para Gjykatës si të akuzuarve për krime lufte
Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës zhvillojnë aksion në disa lokacione
Kosova përfaqësohet në takimin evropian të rrjeteve të ansambleve muzikore në Itali
Zbuten tensionet SHBA-Iran, çmimi i naftës bie 6.7 për qind