Prishtinë 8 Tetor 2025
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti dhe ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, kanë pranuar ost dronët kamikazë “SkyDagger 15”.
Kurti dhe Maqedonci janë të pranishëm në Aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari”, aty ku kanë ardhur dronët direkt nga Turqia.
Sipas burimeve të Tëvë1, përfshijnë edhe versione kamikazë, të afta për të mbajtur ngarkesë shpërthyese dhe për t’u përdorur në misione taktike sulmuese.
Sipas burimeve të sigurta brenda strukturave të sigurisë, një pjesë e këtyre dronëve nuk janë vetëm për vëzhgim dhe mbikëqyrje, por përfshijnë edhe njësi kamikazë (loitering munitions) — pajisje që mund të qëndrojnë në ajër për periudha të gjata, të identifikojnë objektivin dhe të aktivizohen për shpërthim të drejtpërdrejtë mbi të.
Tëvë ka siguruar pamjet nga aeroporti i Prishtinës, momentin e dorëzimit të këtyre dronëve,
Tëvë1 ka siguruar edhe pamjet e ushtrimit të pjesëtareve të FSK-se të cilët i kanë përdorur dhe testuar dronët “SkyDagger 15”.
Modeli “SkyDagger 15” është ndër dronët më të avancuar taktikë në tregun rajonal, me kohëzgjatje fluturimi rreth 90 minuta, rreze operative mbi 25 kilometra, dhe sisteme pamjeje termike e ditë/natë. Versionet kamikazë të kësaj serie janë të dizajnuara për misione precize, me aftësi për neutralizimin e objektivave tokësore, pa pasur nevojë për ndërhyrje të drejtpërdrejtë njerëzore në zonën e veprimit, mbajnë mbi 5 kilogram eksploziv.
Kjo pajisje e re vjen në kuadër të modernizimit të vazhdueshëm të FSK-së, që synon rritjen e kapaciteteve për reagim të shpejtë, zbulim ajror dhe ndërhyrje taktike.

Identifikohen mbetjet mortore edhe të personave nga “Grupi i Intelektualëve” të zhdukur gjatë luftës
Aksion ndërkombëtar kundër mashtrimeve me investime, bastisen pesë lokacione në Kosovë – arrestohen tre persona
Lansohet Platforma e Identitetit Elektronik, Kurti: Hap i rëndësishëm drejt digjitalizimit
908 milionë euro të parapara për komunat në projektbuxhetin e vitit 2027
Dëshmitari në gjykatë: Pantiqi dhe Zariqi ishin të përfshirë në krimet në Istog
Koeficienti i pagave pritet të rritet në 120 euro nga korriku i vitit 2027, paralajmëron Kurti
Maqedonci në konferencën e sigurisë në Berlin, në fokus kërcënimi nga Rusia
Kosova mëson kundërshtarët në Ligën e Kombeve, e presin tri përballje interesante